Skip to content
18 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Paloka dhe Leskaj debatojnë ashpër me Ramën dhe Nikollën, dalin pamjet e sherrit në Kuvend…

ShkodraWeb 10 November, 2022
paloka leskaj dehur kuvend 2022

Një moment tensioni u shënua në Kuvend teksa po bëhej gati për t’u votuar projektligjet e paketës fiskale dhe buxheti i vitit 2023. Dy deputetët e PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka kanë debatuar me kryeministrin Edi Rama. Në pamje shihet momenti kur garda rrethon foltoren, teksa kryeministri qëndron i ulur në karrigen e tij.

Pas këtij episodi, Partia Socialiste do t’i kërkojë Kuvendit përjashtimin me 10 ditë nga punimet dy deputetët e PD-së. Sipas socialistëve, përjashtimi i tyre është kërkuar “për shkak të konsumit të pijeve alkoolike, dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdoren një fjalor banal gjatë procesit të votimit”.

Pas këtij incidenti, ka reaguar deputeti demokrat Bujar Leskaj. Në një prononcim për News24, ai u shpreh:

“Po për Ramën që kishte pirë drogë do kërkojë masë disiplinore? Se Rama kishte pirë drogë”.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas tensioneve të krijuara në Parlament ku ai debatoi me kryeministrin Edi Rama, madje duke iu afruar në një moment edhe foltores.

Pas këtij incidenti, Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e tij dhe të deputetit Bujar Leskaj nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, me arsyetimin se “ishin të dehur”.

Në një prononcim për ABC News, Paloka i ka hedhur poshtë këto pretendime. Ai është shprehur se ishte i revoltuar me qëndrimin e Ramës një ditë më parë ndaj deputetëve të opozitës.

Paloka tha se nuk ishte i pranishëm dje në seancë, ndaj nuk mund t’ia lejonte Ramës që të fyente demokratët.

“Absolutisht nuk kemi qenë të dehur. Por kemi qenë të revoltuar absolutisht po. Unë nuk isha në seancën e ditës së mërkurë, kur Edi Rama përdori një gjuhë rrugaçi në Parlament, ndaj kolegëve të mi parlamentarë. Sot kur ai hyri në seancë për votimin, thjesht gjeta mundësinë t’i kujtoja kush ka qenë dhe kush është. Mbase nga ata deputetë që janë në Parlament, e njoh pak më shumë Edi Ramën qëkur ka qenë i ri dhe nuk mund t’i lejoj vetës dhe demokratëve të na fyej një njeri si ai. Është më minimalja që mund të bëj për demokratët të çoj nderin dhe dinjitetin e tyre në vend”, tha Paloka.

I pyetur për kërkesën e socialistëve për ta përjshtuar së bashku me Bujar Leskajn nga Parlamenti për 10 ditë, Paloka sqaron:

“Do të duhej që të ishte përjashtuar Edi Rama për atë gjuhë prej ordineri që përdori një ditë më parë. Janë fyerje që i kanë parë dhe dëgjuar të gjithë shqiptarët. Në ekran. Live. Këtë duhet të shohin socialistët”, theksoi Paloka.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Fitoi titullin e gjashtë kampion në Formula 1, Ferrari i Michael Schumacher shitet me shifrën marramendëse
Artikull pasardhës: OPINION – Alibeaj shtyn për herë të dytë përmes avokatit gjyqin për PD- në në Apel, nga PD- ja e Berishës asnjë reagim…

TË FUNDIT

salianji ndreu takimi lezhe 2026

“Takimin ia organizon Pjerin Ndreu”, PD shpërndan mesazhe demokratëve për takimin e Salianjit: Distancohuni…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
makine djegur rezervuar shtodri shkoder

Shkrumbohet makina e 39- vjeçarit, e parkuar në oborrin e banesës së tij në Hajmel të Vau Dejësit…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
policia-shkoder

Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Takimin ia organizon Pjerin Ndreu”, PD shpërndan mesazhe demokratëve për takimin e Salianjit: Distancohuni… 17 January, 2026
  • Shkrumbohet makina e 39- vjeçarit, e parkuar në oborrin e banesës së tij në Hajmel të Vau Dejësit… 17 January, 2026
  • Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë… 17 January, 2026
  • Rikthehet normaliteti i furnizimit me ujë në Shkodër, mëngjesin e sotëm u riparua defekti i rëndë elektrik 17 January, 2026
  • VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata 17 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • NGA LUTFI DERVISHI – RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike… 16 January, 2026
  • VIDEO – Defekti në rrjetin elektrik të furnizimit, probleme me ujin e pijshëm në një pjesë të Shkodrës… 16 January, 2026
  • EMRI – Ministria e Jashtme jep detaje për shqiptarin e liruar nga burgu në Venezuelë, ja kush është ai… 16 January, 2026
  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

salianji ndreu takimi lezhe 2026

“Takimin ia organizon Pjerin Ndreu”, PD shpërndan mesazhe demokratëve për takimin e Salianjit: Distancohuni…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
makine djegur rezervuar shtodri shkoder

Shkrumbohet makina e 39- vjeçarit, e parkuar në oborrin e banesës së tij në Hajmel të Vau Dejësit…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
policia-shkoder

Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
ukshhh naten 2026

Rikthehet normaliteti i furnizimit me ujë në Shkodër, mëngjesin e sotëm u riparua defekti i rëndë elektrik

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.