RRI?!
Ata janë të martuar, posi! Kanë edhe një vajzuke të vockël, po! Burri ka ca kohë që i ka thënë burgut hapu se shiste miell jo nga ai i petullave! Banojnë në Paskuqan, pra në Tiranë!
Burri, ai i miellit, aty në birucë ku është ka hallin e nderit. Dhe le roje të vëllanë. Rojen e gruas së burrit që s’është! Vëllai i burrit që s’është hyn në shtëpi, aty ku gruaja po ha darkën vetmitare me t’ëmën dhe vajzën e vogël, dhe e vr.et.
Jo, më falni, nuk e vr.et, e vd.es në dru me një shkop bejsbolli. Në dru e vd.es deri sa ajo vd.es se burri që s’është, ai i miellit, po vdi.ste nga dyshimet…
Ajo vd.iq.
E copëtuan në sy të vajzukes. E mbaruan në sy të nënës. E sosën në prani të vetes së vetme. Ishte e vetme dhe ishte veçse 30 vjeç.
Dhe ti rri? Ti hesht? Ti rri në shtëpi? Ti jep lajme të tjera veç kësaj a thua se ky është thjesht një lajm?
Ti? Ç’dreqin bën ti shoqëria ime bashkë me mua e me sa si mua, ç’dreqin bëjmë që s’bëjmë asgjë, po thjesht mbushim kuota grash e vajzash e vajzash e grash… ndërkohë që gratë na i vr.asin në sy të vajzave e vajzat na i vr.asin pa u bërë gra!
Ah po, prit se jena tu u marrë me Iranin, Trampin dhe do trampolina të tjera. Nuk di a me qa a me ofsha a me ulëri, nuk di… Kam hall se po brita, m’tremben kuotat e m’arratisen nga letrat! /Nga Ledi SHAMKU SHKRELI/