
Kush nuk zbaton ligjin duke bërë evazion fiskal do të penalizohet. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmërojn operatorët turistikë të jenë korrekt në zbatimin e ligjit sa u përket detyrimeve tatimore. Sipas revistës Monitor, nga kontrollet e kryera në terren, janë konstatuar parregullsi kryesisht në printera jofiskalë dhe moslëshim kuponi tatimor ndaj klientëve. Problematikë tjetër në bizneset turistike kanë qenë punonjësit e pasiguruar. Këto janë shkelje të cilat penalizohen deri me bllokim të aktivitetit për 30 ditë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!