Katër shkodranëve që kanë patur probleme me drejtësinë, u ka mbërritur letra nga Policia, në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, për të deklaruar burimet e tyre të pasurisë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve që kanë patur apo kanë probleme pénale me drejtësinë, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
L. B., banues në Shkodër,
A. N., banues në Shkodër,
K. S., banues në Shkodër,
A. B., banues në Shkodër.