Një vajzë e re vetëm 30 vjeçare, ka humbur jetën sot paradite në një aksident fatal. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Durrës-Tiranë. Sipas policisë, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën menjëherë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.