Pas shqetesimit te Prokurorise per nxjerrjen e sekreteve te hetimit lidhur me ceshtjen “Habilaj- Tahiri” ka reaguar ashper me nje status ne Facebook kryetari i PD Lulzim Basha. Ai shkruan: “Funderrinat qe nxjerrin informacionin e klasifikuar “Sekret” per te trembur dhe ekspozuar deshmitaret kunder Tahirit, jane sherbetore te Mafias. Ata duhen te ndiqen penalisht dhe te denohen, deputete a cfaredo qofshin! Nuk mund te kete imunitet per kriminele dhe bashkepunetore te krimit!”.