
Ashtu si çdo mëngjes, këtë të diel, kryeminsitri Edi Rama ka zgjedhur që të urojë ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, me pamje fantastike nga Liqeni i Komanit.
“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë pamje nga liqeni i Komanit, ju uroj një të dielë të qetë?”, shkruan kryeministri Rama.
Por sërish, qytetarët kanë zgjedhur të replikojnë, duke mos e larguar vëmendjen nga aktualisteti politik i ditës. Duke u ndalur tek çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ata i shkruajnë se qytetarë shqiptarë duan drejtësi.
Disa prej tyre, i kërkojnë mos ta mbrojë Tahirin, duke i thënë se do të fundoset bashkë me të. E disa të tjerë i kërkojnë arrestimin e Berishës, Bashës dhe Metës.