Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Nuk është tragjedi që nuk fitohet Shkodra”, Damian Gjiknuri prezanton në Shkodër Elisa Spiropalin si drejtuese politike

ShkodraWeb 4 October, 2022
gjiknuri spiropali prezantim shkoder 2022

“Nuk është tragjedi që nuk fitohet Shkodra!”. Kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat, së bashku me Elisa Spiropalin, e cila u prezantua drejtuese politike e këtij qarku.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nuk shkon më socialistët e Shkodrës, Gjiknuri u shpreh se si forcë politike përpiqen që të bëjnë më të mirën, në mënyrë që Shkodra të drejtohet nga një socialist, por theksoi se në fund e vendosin qytetarët dhe nuk është “tragjedi që të mos fitohet Shkodra”.

Pyetje: Çfarë nuk shkon me PS- në në Shkodër?

Gjiknuri: Jeta na mëson që njeriu duhet të vazhdojë të përpiqet të bëjë më të mirën, derisa qytetarët e Shkodrës ta kuptojnë që do të ishte më mirë për ta që të drejtohej nga një kryebashkiak socialist. Por në fund të fundit njerëzit bëjnë zgjedhjen e tyre, ne nuk duam të dominojmë çdo kënd. E rëndësishme është që PS të paraqesë alternativën e saj që ne besojmë është më e mira, por në fund e gjykojnë qytetarët. Nuk është tragjedi që nuk u fitua Shkodra, fatkeqësisht nuk më vjen mirë sepse mund të ishte më mirë për qytetarët e Shkodrës që të drejtohej nga socialistët.

Ndërsa Elisa Spiropali, u shpreh se nuk jemi këtu për të imponuar ofertën e PS, por garantoi se do të zgjedhjen kandidatet me te mire te mundshëm.

Spiropali: Unë e falënderoj së pari Kryesinë e Partisë Socialiste për vendimin për të më sjellë në qarkun e Shkodrës. Është kënaqësi për mua dhe nder që do të punoj me socialistët e Shkodrës, Vaut të Dejës, të Fushë-Arrëzit, Malësisë së Madhe dhe të Pukës. Unë kam qenë kryetare e FRESSH-it dhe e kujtoj me shumë nostalgji kohën kur vija për t’u takuar me të rinjtë e jashtëzakonshëm të këtij qyteti dhe më pëlqen energjia e këtij qyteti dhe këtij qarku, pavarësisht për kë votojnë. Nuk jemi këtu për të imponuar ofertën e Partisë Socialiste. Ne jemi këtu për të ofruar më të mirën për qytetarët e këtij qarku. Të jeni të sigurt që në bashkëpunim me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me Kryesinë e PS-së, ne do sjellim kandidaturat më të mira të mundshme për këtë qark.

Më pas i takon jo vetëm socialistëve por të gjithë qytetarëve që të bëjnë zgjedhjen e tyre. Ne do punojmë fort për më shumë unitet në Partinë Socialiste, për harmonizim të të gjitha energjive por edhe për prurje të reja e për të ofruar alternativën më të mirë. Kjo energji e shpenzuar, kjo kohë por edhe gatishmëria jonë për të punuar fort që në të gjitha këto Bashki të bëjmë më të mirën e mundshme, do vlerësohet edhe nga qytetarët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Nga nesër rikthehet “ëndrra” e përvitshme e shqiptarëve, ja si mund të aplikoni për Lotarinë Amerikane…
Artikull pasardhës: EMRAT – Vendimi i GJEDNJ- së për prokurorin Besnik Cani, 37 gjyqtarë e prokurorë mund të kërkojnë rihapje të vettingu-t…

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.