Skip to content
25 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRAT – Vendimi i GJEDNJ- së për prokurorin Besnik Cani, 37 gjyqtarë e prokurorë mund të kërkojnë rihapje të vettingu-t…

ShkodraWeb 4 October, 2022
luan daci gjednj

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur sot rrëzimin e vendimit të formës së prerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Besnik Cani, duke kërkuar rihapjen e procedurave. Argumenti kryesor i Gjykatës Evropiane është fakti se ish anëtari i KPA, Luan Daci, i cili ka marrë pjesë në gjykimin e dosjes së Besnik Canit, nuk është zgjedhur në formë të rregull. Luan Daci u dënua nga dy gjykatat e posaçme, shkalla e dytë dhe e apelit, pasi kishte falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për t’u bërë pjesë e KPA-së.

Ky vendim krijon një precedent dhe mund t’u hapë rrugën edhe subjekteve të tjerë, në shkarkimin e të cilëve ka marrë pjesë Luan Daci, për të kërkuar rihapje të procesit. Shqiptarja.com ka bërë një verifikim të të gjithë proceseve gjyqësore në KPA, ku ka marrë pjesë erdhe Luan Daci, i cili ka votuar për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorët. 37 gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve, janë shkarkuar në Kolegjin e Apelimit edhe me votën e Luan Dacit. Madje, në disa raste Daci ka kryesuar trupin gjykues dhe në raste të tjera ka qenë relator i çështjes. Nuk mundojnë as çështjet ku vota e Dacit ka pasur rol vendimtar në shkarkimin subjektit, pasi dy nga 5 anëtarët e trupës gjykuese janë pozicionuar kundra.

Me votën e Luan Dacit janë shkarkuar edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, anëtarët e Gjykatës së Lartë Fatos Lulo, Artan Broci, Edmond Islamaj dhe Admir Thanza, por edhe anëtarët e Kushtetueses Fatos Lulo, Altina Goxhaj, Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari. Luan Daci ka votuar edhe për shkarkimin e prokuroreve Rovena Gashi, Antoneta Sevdarasi si dhe të gjyqtareve Entela Prifti, Alma Liçaj etj.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar edhe me votën e Luan Dacit
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë
Fatos Lulo, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
Altina Xhoxhaj, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
Fatmir Hoxha, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Artan Broci, gjyqtar i Gjykatës së Lartë
Edmond Islamaj, gjyqtar i Gjykatës së Lartë
Admir Thanza, gjyqtar i Gjykatës së Lartë
Gani Dizdari, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
Entela Prifti, gjyqtare
Luan Kaloçi, prokuror
Besim Trezhnjeva, gjyqtar

Gentian Trenova, prokuror
Ahmet Jangulli, gjyqtar
Fatos Qato, gjyqtar
Artur Malaj, gjyqtar
Ramadan Troci, prokuror
Artur Selmani, prokuror
Sotiraq Lubonja, gjyqtar

Alma Liçaj, gjyqtare
Bujar Hoti, prokuror
Gentjan Osmani, prokuror
Alma Brati, gjyqtare
Bledar Abdullai, gjyqtar
Rovena Gashi, prokurore

Astrit Faqolli, gjyqtar
Elsion Sadiku, prokuror
Antoneta Sevdari, prokurore
Adriatik Cama, prokuror
Agron Vavla, gjyqtar

Hysni Demiraj, gjyqtar
Pashk Gjaci, gjyqtar
Artan Bajrami, prokuror
Arben Zefi, gjyqtar
Alfred Gjoni, gjyqtar
Arben Dollapaj, prokuror
Izet Kadana, gjyqtar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Nuk është tragjedi që nuk fitohet Shkodra”, Damian Gjiknuri prezanton në Shkodër Elisa Spiropalin si drejtuese politike
Artikull pasardhës: Emigracioni po shpopullon Shqipërinë, INSTAT e pranon: Nga 2018- a në vend janë 7100 familje më pak…

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë 24 January, 2026
  • VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës… 24 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë 24 January, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve 24 January, 2026
  • VIDEO – “Shkodra Tourism Awards”, eventi që vlerëson bizneset turistike dhe “mjeshtrat” promovimit të tij 24 January, 2026
  • Ngjarja tragjike tek KF Tirana, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin këtë të shtunë… 24 January, 2026
  • PERSONAZH – “Dokja” i Vllaznisë, Zyhdi Çoba feston ditëlindjen, një jetë e lidhur me sportin… 24 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • Vllaznia rinovon deri në 2028 me Tafilin por “goditja e fortë” ka emrin Kevin Dodaj që rikthehet kuqeblu 23 January, 2026
  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
andis salla shkoder 2026

VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.