Shefi i Kombeve të Bashkuara ka kritikuar Presidentin amerikan Donald Trump për vendimin e marre per te nderprere fondet per Organizatën Botërore të Shëndetit, duke thënë se tani nuk ishte “koha” për të zvogëluar burimet për OBSH, raporton BBC.
“Tani është koha për unitet dhe bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku në solidaritet për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres.
Trump kishte akuzuar më herët OBSH për “keqmenaxhim të rëndë dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit” dhe tha që SHBA do të ndalte fondet në pritje të një rishikimi të situatës. Guterres megjithatë theksoi se OBSH ishte “në vijat e para, duke mbështetur shtetet anëtare dhe shoqëritë e tyre, veçanërisht më të prekurit midis tyre, me udhëzime, trajnime, pajisje dhe shërbime konkrete për shpëtimin e jetës”.
“Unë kam besim se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të mbështetet, pasi është absolutisht kritike për përpjekjet e botës për të fituar luftën kundër Covid-19.”