Ish-kryetari i Parlamentit, Namik Dokle është infektuar nga COVID-19. Këtë fakt e ka bërë vetë publik ish-deputeti i njohur, i cili ka theksuar se së bashkë më bashkëshorten e tij po përballen me sëmundjen e rrezikshme.
Ai shkruan se është në ditën e shtatë të infektimit, ndërkohë që shton se “Nuk del dot aq lehtë nga shpella ime”. Namik Dokle thekson se ishte duke shkruar romanin e tij të ri, por gjithçka iu stopua nga sëmundja.
“HAKMARRJA E COVIDIT…
Përgjatë gjithë këtij viti po shkruaja një roman të ri, me sfond këtë sëmundjen e verbër që dërgoi në atë botë milliona njerëz.
Titulli: PENDIMI-A (COVID 1984)
Por… Çikllopi i verbër më stopoi, kur po bëja redaktimin e tretë a të katërt të romanit: Nuk del dot aq lehtë nga shpella ime!
Dhe kemi shtatë ditë që “luftojmë”, bashkë me gruan, kundër përbindëshit të kohës sonë.
Do ta mundim?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!”, shkruan Namik Dokle.