Ish- kryeministri Sali Berisha nuk e ndal turin e tij, ja ku do të jetë të premten me “Foltoren” e tij…

Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e Foltores së radhës në Elbasan të premten në orën 18:00. Foltorja do të zhvillohet në sallën e teatrit ‘Skampa’.

Njoftim!


Ditën e premte me datën 8 tetor në ora 18:00 në sallën e teatrit ‘Skampa’ të Elbasanit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!