Seanca plenare e Kuvendit, debate mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD- së Basha…

Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare, ku nga një anë kryetari i PD-së Lulzim Basha ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të qeverisë, atyre iu është kundërvënë kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se opozita atë çka mbjell në Kuvend, do të korrë te populli. Mes të tjerash ai i sugjeroi Bashës që mos të merret specifikisht me emra ministrash.


“Ça mbillni këtu ju? 4 vite shkoni dhe i korrni atje. Çdo pështymë që hidhni këtu dhe çdo tallje që i bëni këtu inteligjencës së këtij populli, e mbillni, shkoni korreni atje! Ky është thelbi. Do ju lutesha shumë që edhe një herë tjetër ne këtu jemi me shumë vullnet për të bërë debat, patjetër të zjarrtë sa të doni, por mos u merrni me persona.

‘Qepuni njërit, dhe kap tjetrin, dhe shaj e ul e ngri. Jo ti këtu dhe jo ti atje’. Sa më shumë merreni me persona, aq më pak do të merrni atje. Do të thonë kush do na drejtojnë ne? A ta s’merren vesh atje, jo më të drejtojnë Shqipërinë.”, tha Rama.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Bashës, i cili nga foltorja e Kuvendit replikën e tij e nisi me një sugjerim për kryeparlamentaren Nikolla. Ai i kërkoi asaj që gjatë kohës që fliste Rama gota me ujë të ishte plotë, pasi i thahej goja.

“Kryeministrit herë tjetër vërja gotën e mbushur që mos ta ketë fytin e thatë. Ndoshta e ndihmon, ndoshta jo, nëse përsëritja e fakteve është nëna e dijeve, dalja këtu për të marrë kohë për të përsëritur ato që thashë unë, është nona e së keqes. Edhe baba e së keqes.”, tha kryetari i PD-së.