Skip to content
3 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

“Dita e parë e Bajramit, njihej përherë si ‘dita e Kolës'”…se vërtet kena Bajram e Pashkë, por dashninë e ndajmë tan’ bashkë…!

ShkodraWeb 1 year ago

Në shtëpinë tonë, dita e parë e Bajramit njihej përherë si ‘dita e Kolës’. Kola ishte miku i ngushtë katolik i tim eti. Ata kishin një marrëdhënie të veçantë, e cila me kalimin e viteve u forcua dhe u kthye në një lidhje familjare.

Me të mbaruar ritualet e faljes, në të parën ditë të Bajramit, ne nisnim përgatitjet për të mirëpritur mysafirin tonë të veçantë me emrin Kolë.
Kola vinte përherë me zonjën e tij, një grua fisnike, e urtë, e cila fliste pak, por çdo fjalë që lëshonte nga goja, i kishte peshë.

Atë ditë, ne përdornim enët më të bukura dhe gatuanim disa tenxhere me ushqime të ndryshme.

Im atë sigurohej që mishi, – ky produkt që atëherë shihej si mbret i tavolinës, – të ishte me bollëk, mundësisht i gatuar në të gjitha mënyrat. Kola me zonjën e tij qëndronin gjatë atë ditë në shtëpinë tonë. Mysafirë të tjerë, familjarë e miq vinin e shkonin, por Kola mbeste po aty, në krye te tavolinës, thuajse derisa errej.

Së bashku me tim atë, ata herë bënin humor, herë përhumbeshin në kujtime e herë bënin biseda serioze për hallet e jetës. i fëmijë, unë merrja vesh pak nga ajo që thuhej, por atmosferën e gëzueshme dhe energjinë e mirë që krijohej te ne atë ditë, e kam të ngulitur në mendje e në zemër. Ishte ndër të paktat raste kur shihja edhe time më që përfshihej në biseda, pasi muhabeti me zonjën e Kolës i shkonte shumë.

Kur vinin Pashkët, im atë dhe ime më bënin të njëjtën gjë. Atë ditë, në shtëpinë e Kolës hynin e dilnin me dhjetëra vetë, por prindërit e mi ishin mysafirët e veçantë, ata që viheshin përherë në krye të tavolinës.

Kola kujdesej që tim eti, me fe myslimane e shumë besimtar, t’i jepte respekt deri në detajet më të vogla. Atë ditë, në shtëpinë e tij s’kishte as alkool, e as mish derri vërdallë. Çdo gjë ishte e përgatitur sipas besimit të mysafirit të dashur.

Te shtëpia e Kolës përsëritej historia. Ata zhyteshin në biseda për orë të tëra dhe e humbisnin sensin e kohës. Ishte një lidhje tepër e veçantë shpirtrash mes tyre, e cila e jepte efektin e saj të mirë edhe tek ne përreth.

Më mungojnë shumë ato ditë e ato ndjesi.

Më vjen keq që nuk e kthej dot kohën mbrapsht për t’i jetuar sërish, por kësaj radhe si e rritur, me një tjetër forcë e me një tjetër dritë.

Kush është bekuar me miqësi të tilla, i është dhënë një mirësi e madhe. Festa do njerëz për t’u kaluar. Do shpirtra që i japin kuptim e diell jetës tënde, pavarësisht se ç’besim ka zgjedhur për të ndjekur secili prej tyre.

Me shpirtra të tillë, festa jote është festë e tyre dhe e anasjellta.

Bajrami sot është një festë që neve si myslimanë na vjen natyrshëm, por është gëzim edhe për të gjithë Kolët, Zefët, Prelët e Gjovalinët katolikë, që kanë lidhje të ngushta familjare e miqësore me Muharremët, Zeqirët, Nuhët e Fadilët myslimanë.

Se vërtet kena Bajram e Pashkë, por dashninë e ndajmë tan’ bashkë! /Nga Klodi SMAJLAJ/

Continue Reading

Previous: FOTO – Ditë e veçantë për Shalën e Dukagjinin, përurohet kisha e Shën Rrokut dhe truporja e Shna Ndoit…
Next: “Do më përlqente të mbroja trofeun e Kupës”, Brdariç për Vllazninë edhe nga Gjermania: E zgjova nga një gjumë letargjik

TË FUNDIT

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit
  • Aktualitet

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit

1 hour ago
DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • Aktualitet

DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar

2 hours ago
VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • Ekonomia

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse

2 hours ago

TË FUNDIT

  • ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit
  • DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • VIDEO – Ndërroi jetë 1 vit më parë pas një sëmundje të rëndë, një rrugë në Kir të Dukagjinit merr emrin at Ded Gjoka
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 3 qershor 2023…

TË FUNDIT

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit
  • Aktualitet

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit

1 hour ago
DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • Aktualitet

DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar

2 hours ago
VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • Ekonomia

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse

2 hours ago
VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • Aktualitet

VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.