“Një mesazh i gabuar dëmton më shumë se një i munguar”, eksperti i Shendetit Publik ngre shqetësim për maskat…

Vazhdojnë gafat e administratës së shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve, që fatkeqësisht komprometojnë figurën e Ministres së Shëndetësisë.


Spoti promocional i sapo lançuar nga vetë Ministrja, që synon të edukojë qytetarët për mbajtjen e maskës, sërish promovon maskat me valvul.

Para një jave ishte Zonja Ministre që mbante një maskë të tillë gjatë vizitës në QSUT “Nënë Tereza” duke u bërë objekt kritikash në media dhe rrjetet sociale.

PSE?

Maska me valvul quhet ndryshe “maska egoiste” sepse mbron vetëm personin që e mban.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

AJO NUK REKOMANDOHET, MADJE NË SHUMË VENDE PËRDORIMI I SAJ NDËSHKOHET ME GJOBË NJËLLOJ SI NË RASTIN KUR PERSONI QË E MBAN NUK KA MASKË!

Edhe njëherë duhet sqaruar se përdorimi i maskës bazohet tek parimi i solidaritetit. Maska mbron më pak personin që e vendos dhe më tepër personat rreth tij.

THËNË NDRYSHE: MASKA IME TË MBRON TY, MASKA JOTE MË MBRON MUA!

I LUTEM SËRISH PËR TË DISATËN HERË KOMITETIT TË EKSPERTËVE DHE MINISTRISË:

MENDOJINI MIRË MESAZHET QË I JEPNI PUBLIKUT! MBI TË GJITHA, MOS JEPNI MESAZHE TË GABUARA!

NJË MESAZH I GABUAR DËMTON MË SHUMË SE NJË MESAZH I MUNGUAR! /Publikuar në Facebook nga eksperti i Shendetit Publik Erion DASHO/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania