Skip to content
18 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • HiTech
  • Kryesore
  • Web Spy

Nis rruga drejt 5G, AKEP hap këshillimin publik për dhënien e frekuencave të para, preken disa media audiovizive

ShkodraWeb 8 February, 2024
5g

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka nisur procedurën e këshillimit publik për dhënien e të drejtëve të përdorimit të frekuencave në brezin 3.5 GHz.

Këto do të jenë frekencat e para që do të përdoren për ofrimin e teknologjisë së komunikimit të lëvizsshëm 5G në Shqipëri.

Në vendimin për “Miratimin për këshillim publik të Dokumentit “Mbi dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin efrekuencave 3400-3800 MHz (3.5 GHz)”, Këshilli Drejtues shprehet se në fund të vitit të kaluar, përkatësisht në muajt nëntor dhe dhjetor, operatorët One Albania dhe Vodafone Albania kanë paraqitur me shkrim pranë AKEP shprehjen e interesit për brezin në fjalë.

Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, nëse AKEP, në bazë të vlerësimit të tregut, konsideron se interesi për brezin e kërkuar të frekuencave mund të tejkalojë disponueshmërinë e frekuencave në këtë brez, si dhe për garantimin e një përdorimi efektiv të tyre, ai zhvillon një proces këshillimi publik me palët e interesuara, lidhur me kushtet e përdorimit të këtij brezi frekuencash dhe procedurën që mendohet të zbatohet për dhënien në përdorim të tyre.

Mbi këtë bazë, ditën e mërkurë (7 shkurt), AKEP miratoi nisjen e konsultimit publik për këtë proces, që do të zgjasë 60 ditë.

Dokumenti i konsultimit publik nuk përmban propozime për vlerën minimale për çdo njësi spektri që do të jepet në përdorim (zakonisht çmimi përcaktohet për çdo 1 MHz spektër), por subjektet e interesuara pyeten për çmimin që janë të gatshëm të paguajnë.

Dokumenti nuk përmban as propozime për mënyrën se si do të ndahet spektri dhe për numrin e të drejtave të përdorimit që mund të jepen.

Në praktikën e vendeve të BE-së dhe të rajonit, numri i të drejtave të përdorimit në brezin 3.5 GHz është i ndryshëm, përfshi edhe dhënien e të drejtave të përdorimit në nivel lokal, madje edhe për ndërtimin e rrjeteve private të komunikimit.

Në teori, procesi krijon hapësira edhe për hyrjen e operatorëve të rinj në tregun celular. Megjithatë, duke pasur parasysh përmasat e vogla të tregut shqiptar, këto shanse janë kryesisht teorike, ndaj pritet që edhe në frekuencat e reja të ofrojnë shërbim dy operatorët celularë ekzistues.

Numri i të drejtave të përdorimit dhe çmimi i kërkuar pritet të përcaktohet pas mbylljes së konsultimit publik. Sipas AKEP, gjenerata e sistemeve celulare 5G e rrit shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat e përdorimit te frekuencave.

Për rrjetet e gjeneratës 5G, Plani Kombëtar i Frekuencave ka përcaktuar 3 breza kryesorë frekuencash: 700 MHz, 3400-3800 MHz dhe 26 GHz.

Aktualisht, në Shqipëri brezat 3400-3800 MHz dhe 26 GHz, janë të lirë, ndërsa brezi 700 MHz, është në përdorim nga disa operatorë media audiovizive, por që po i nënshtrohet një procesi lirimi nga AMA. Pas kalimit të këtij brezi nën administrimin e AKEP, do bëhet dhënia në përdorim e tij për rrjete celulare 5G, duke ndjekur dhe zbatuar procedurat përkatëse ligjore. Procesi i lirimit të brezit 700 MHz është shtyrë disa herë dhe ende nuk ka një afat përfundimtar se kur ky brez do të lirohet për tu përdorur në funksion të teknologjisë 5G.

Në analizën e vet, AKEP vëren se shërbimet celulare shohin një rritje eksponenciale të përdorimit të tyre në komponentin e të dhënave (data). Numri i pajtimtarëve aktivë që kanë përdorur shërbimin internet celular në në tremujorin e tretë 2023 kapi shifrën prej rreth 2.5 milionë pajtimtarë, çka përbën një rritje me 9% krahasuar me një vit më parë. Rreth 91% e pajtimtarëve aktivë të shërbimeve celulare përdorin internetin nëpërmjet telefonave smart.

Vëllimi i të dhënave të transmetuara nëpërmjet internetit në rrjetet mobile gjatë tremujorit të tretë 2023 ishte rreth 7,94 GB (gigbyte) në muaj për përdorues, në rritje me 7.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Orientimi gjithnjë e më i madh i shërbimeve celulare drejt transmetimit të të dhënave (internetit) rrit njëkohësisht edhe nevojën për më shumë frekeunca dhe për teknologji që mundësojnë shpejtësi më të lartë. /Monitor/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 8 shkurt 2024…
Artikull pas: Policia e Shkodrës arreston 2 persona, një dhunues në familje dhe të dënuar nga Gjykata e Apelit…

TË FUNDIT

armando broja anglia 2025
  • Aktualitet

Lajm i keq për Armando Brojën, Everton e lë në tribunë për ndeshjen historike, në dyshim e ardhmja…

ShkodraWeb 18 May, 2025
papa leone xiv
  • Kryesore

Inaugurohet Papa Leone XIV, mesha në sheshin “Shën Pjetër” shënon fillimin zyrtar të papatit të tij…

ShkodraWeb 18 May, 2025
biciklete aksident hyrje shkoder 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan

ShkodraWeb 18 May, 2025

TË FUNDIT

  • Lajm i keq për Armando Brojën, Everton e lë në tribunë për ndeshjen historike, në dyshim e ardhmja… 18 May, 2025
  • Inaugurohet Papa Leone XIV, mesha në sheshin “Shën Pjetër” shënon fillimin zyrtar të papatit të tij… 18 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan 18 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 18 maj 2025… 18 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 18 maj 2025… 18 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Austria fiton Eurosong, “Zjerm” i Shkodra Elektronike renditet në vendin e 8- të… 18 May, 2025
  • Shkodra Elektronike ndez “Zjerm” edhe në finalen e Eurosong, artistët shkodranë shkëlqejnë… 17 May, 2025
  • FOTOLAJM – Kryeministri Rama paralelizëm mes zgjedhjeve të 1996- ës dhe 2025- ës… 17 May, 2025
  • Përfundon numërimi i votës së Diasporës, PD ruan mandatin në Lezhë, Noka dhe Balla përplasen mes tyre 17 May, 2025
  • “Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet”, zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: 9 kuti kanë rezultuar të parregullta 17 May, 2025
  • VIDEO – “Votoni numrin 26 në finalen e Eurosong”, Beatriçe dhe Kola thirrje shqiptarëve kudo në Europë 17 May, 2025
  • Dështon edhe seanca e 17- të e votimit, Kuvendi i Kosovës sërish nuk zgjedh kryetarin e vet… 17 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

armando broja anglia 2025
  • Aktualitet

Lajm i keq për Armando Brojën, Everton e lë në tribunë për ndeshjen historike, në dyshim e ardhmja…

ShkodraWeb 18 May, 2025
papa leone xiv
  • Kryesore

Inaugurohet Papa Leone XIV, mesha në sheshin “Shën Pjetër” shënon fillimin zyrtar të papatit të tij…

ShkodraWeb 18 May, 2025
biciklete aksident hyrje shkoder 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan

ShkodraWeb 18 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 18 maj 2025…

ShkodraWeb 18 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.