Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ngrihet vlera e euros, nese keni gjendje, tashme mund ti kembeni ne lek

ShkodraWeb 27 July, 2017
Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit, duke e kaluar ditën e sotme kufirin e 133 lekëve, për herë të parë, që nga 20 qershori. Sipas të dhënave të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej sot me 133.07 lekë, me një rritje prej 0.31 lekë. Kjo është rritja më e fortë ditore e shënuar këtë vit, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.
Euro po fiton pikë në tregun vendas prej dy javësh radhazi dhe i është larguar nivelit minimal të 9 viteve, prej 131.98 lekë, që u arrit në 27 qershor, dy ditë pasi u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme.
Arsyeja kryesore e këtij forcimi lidhet me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku euro është forcuar me shpejtësi, duke u këmbyer ditën e sotme, me 1.17 USD. Euro arriti nivelin më të lartë të dy viteve dhe paundi u tregtua në nivelet më të larta nga shtatori, pasi mbledhja e e Rezervës Federale të SHBA-ve, që vendoi të mbajë norma të ulëta interesi për shkak të inflacionit të dobët, e çoi dollarin në nivelin më të ulët të 14 muajve kundrejt një shporte monedhash. Euro u nxit dhe nga bursat europiane, që panë një rritje të fitimeve të koorporatave të mërkurën, në një nga ditët më të mira të vitit për tregtime.
Pavarësisht rritjes, në tregun e brendshëm, euro vijon të jetë e nënçmuar. Në janr 2015, kur euro në bursa ishte në të njëjtat nivele që është sot, një euro këmbëhej në Shqipëri me më shumë se 140 lekë, sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë. Euro është madje më poshtë se në dhjetor 2016, kur në bursa këmbëhej me 1.07 Usd ndërsa në Shqipëri tregtohet me rreth 134.135 lekë.
Oferta e lartë për valutë në tregun e brendshëm mbetet arsyeja kryesore për këtë mbiçmim të monedhës vendase./Monitor/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Nuk ndalet Rama, administrata publike “vetting” dhe konkurse
Artikull pasardhës: Shperthen gazetari: Ne Spitalin Amerikan, kur te del shpirti, te dergojne tek shteterori

TË FUNDIT

policia-shkoder

Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
vllaznia- tirana 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, Vllaznia mund me përmbysje Tiranën…

ShkodraWeb 27 February, 2026 0
dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • “Atë gishtin mos ma drejto mua, fute…!”, plas sherri në TCH, Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën… 16 April, 2026
  • NGA TONIN GJURAJ – Për një program Bachelor të Studimeve Shqiptare- Albanalogji në UNISHK… 16 April, 2026
  • Trajneri i ekipit kampion largohet në fund të sezonit, cili do të jetë fati i Edlir Tetovës në Superligë… 16 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
bardh spahiaaa spak 2024

“Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.