Ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar pas ngjarjeve të darkës së sotme në oborrin e shkollës “Shejnaze Juka”. Ish- deputetja e Shkodrës, e cila është kritike prej disa kohësh ndaj Bashës, ka postuar një status në Facebook. Në shënimin e saj, ish- nënkryetarja e PDSH-së shprehet:
“Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres. E kunderta eshte historia e ketij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada. Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.
Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.
Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat. Shqiptaret duan paqe. 3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 veteve.”.