Me 10 tetor të vitit 1947, kryexhelati Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar të pas luftës, firmosi u ekzekutimin për bindjet dhe idealet e tyre politike të 16 deputetëve të opozitës shqiptare dhe bashkëpuntorëve të tyre.
Këta burrat të shquar të kombit në kushte të një terrori të egër stalinist dhe me guxim të jashtëzakonshëm themeluan duke hapur me duart e tyre varrin vetes, opozitën e parë të vertetë shqiptare dhe flijuan në themel të saj jetën e tyre.
Pas këtij akti barbar të regjimit, të bazuar në tortura çnjerëzore dhe një farse gjyqësore në zbatim direkt të vendimit të Enver Hoxhës dhe Byrosë së tij Politike, në Shqipëri do vendosej monizmi ekstrem, diktatura komuniste më e egër e më staliniste në Europë.
Deputetët e opozitës së parë shqiptare dhe bashkëpuntorët e tyre, themelues të pluralizmit politik në Shqipëri, vertetë u ekzekutuan 74 vite me parë por ata u përjetësuan në idealet e lirisë, për të cilat bënë sakrificën sublime. Këto ideale do ngadhënjenin përsëri në Shqipëri me revolucionin demokratik të dhjetorit 1990.
Sot, pas 30 vitesh pluralizëm politik, në qeveri janë pasardhësit e Hitlerit shqiptar të pas luftës dhe bllokmenëve mizor, Edvin Kristaq Rama dhe neobllokmenë të tjerë. Ata kanë zëvendësuar diktaturën mizore të etërve të tyre me narkoshtetin apo diktaturën e drogës dhe krimit në Shqipëri.
Prandaj dhe sot, duke shprehur mirënjohjen më të thellë dhe përulur me nderimin më të madh para vepres së pavdekshme të Riza Danit, Selaudin Totos, Shefqet Bejës, Enver Sazanit, Kolë Kuqalit, Sheh Ibrahim Karbunarës dhe të gjithë deputetëve dhe bashkëpuntorëve të tyre për sakrificën sublime, që bënë për lirinë e shqiptarëve, le të zotohemi ne që të ringrejmë Partinë Demokratike si opozitë të vertetë në Shqipëri ashtu siç u themelua nga Azem Hajdari dhe studentët liberatorë në dhjetor të vitit 1990 dhe të largojmë sa më shpejt nga pushteti Edvin Kristaq Ramën, pasardhësin direkt të xhelatëve të parlamentarëve të lirisë. Nder përjetë martirëve të pluralizmit politik shqiptar! /Nga Sali BERISHA, publikuar në Facebook/