“Skemë idiote që shkatërron edhe ato pak protesta që kanë jehonë”, gazetari i njohur denoncon konspiracionistët ndaj Adriatik Lapaj…

Është një skemë idiote që shkatërron edhe ato pak protesta që kanë jehonë. Dalin disa konspiracionistë, nuk dihet të kujt janë dhe sulmojnë figurat kryesore të protestës. E keqja është se nuk janë nga fronti i maxhorancës, janë nga fronti i opozitës.

Që të premten i janë turrur Adriatik Lapajt, i gjejnë çdo kafe që ka pirë dhe çdo takim që ka bërë për ta nxjerrë spiun, sabotator, soroist, të futur nga Rama. Ky turp i madh, bëhet ndaj një njeriu që ka shumë vite që angazhohet nepër protesta pa asnjë përfitim.

Protesta e sotme në 17.00 po kompromentohet nga konspiracionistët që kanë zbuluar çdo komplot të Sorosit në Shqipëri dhe në botë dhe po luftojnë me Forumin Ekonomik Botëror për të ndryshuar rendin globalist.

Sot në 17.00 ka një protestë të thjeshtë, për rritjen e çmimeve. Adriatik Lapaj, të cilin e respektoj maksimalisht, nuk është organizatori dhe as udhëheqësi i protestës. Ai është iniciatori, ai është njeriu që doli i pari dhe deklaroi prezencën në orën dhe vendin e caktuar. Çdo njeri del për vete, për kerkesat e tij, për rezistencën e tij ndaj grabitjes së planifikuar që para zgjedhjeve të Edi Ramës me ortakët.

Unë nuk jam dakord me të gjitha pikat e Adriatikut, por jam dakord me thelbin e protestës, jam i bindur tek integriteti i tij që nuk konfirmohet sot, por edhe tek Teatri, edhe tek Astiri, edhe tek pastrimi i detit, edhe tek ndihma e të pambrojturve. Gjithsesi, nuk do shkoj aty për Adriatikun, por për vete, për të mos e lejuar klikën të na grabisë pa rezistencë. /Nga Enton ABILEKAJ, publikuar në Facebook/

Open

Close