![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/08/saimir-kola-presidenca-2022.jpg?x28643)
Presidenti i ri duket një pasardhës i denjë i kryeministrit Edi Rama, në të gjithë veset e tij. Pas largimit nga puna të punonjesve që kanë dekada që punojnë aty, me arsyetime nga me idiotet duke u treguar shqiptarëve se jeni ende në kohë të largoheni nga ky vend, në heshtje ka bërë edhe diçka tjetër.
Zotëria ka fshirë gjithë arkivën online. Webfaqja e presidencës është një dritare zyrtare e komunikimit dhe transparencës e insticionit të Presidencës dhe e veprimtarisë së presidentit.
Të gjithë presidentët e kanë respektuar rigorozisht, kur ka ardhur presidenti i ri, veprimtaria dhe vendimet e paraardhësit kanë kaluar në arkivë. Presidenti aktual ka fshirë nga sherbimi online gjithë arkivën e gjithë presidentëve të mëparshëm duke lënë veç foton e vet…
Shumë domethënëse kjo për mentalitetin e kreut të shtetit. Ndoshta kjo vjen ngaqë ai s’ka gjë në dorë dhe dufin e kësaj e nxjerr me rrakaticat që i kanë lënë…
Po pas kësaj çfarë do bëjë apo do i bjerë murit me kokë?… Shenjat janë që edhe muri do të fillojë të plasaritet, madje që tani duken plasat e para. /Nga Saimir KOLA, publikuar në Facebook/