Arqipeshkvi i Metropolit Shkodër- Pult imzot Angelo Massafra, ka shpërndarë një mesazh video për mediat ditën e sotme.
Njëkohësisht edhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Massafra kërkon vëmendjen e mediave, përmes tyre edhe të besimtarëve, për një periudhë mjaft të rëndësishme për besimtarët katolikë.
Nga data 1 shtator deri me 4 tetor, është “Koha e krijimit” dhe imzot Massafra ka një kerkesë specifike për besimtarët e Arqipeshkvisë Shkodër- Pult por edhe katolikët në mbarë vendin.
Ai i kërkon të gjithë besimtarëve ti bashkohen thirrjes së papa Franceskut për lutje drejt Krijuesit të Gjithësisë. Mesazhi është edhe për situatën jo të lehtë të zjarreve, luftrat, dëmtimi i natyrës, fenomene që po ndikojnë negativisht çdo ditë në jetën e njerëzve në tokë.