![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/08/entela-tabaku-rozafa.jpg?x28643)
Përdhunimi i vajzave dhe grave tona nuk nis me daljen e tyne ne rrugët që i paskena të mbushuna me kafshë. Nis në shpinë tande, kur u thu grave të shpisë “ik, moj lopë!”, kur komenton gratë në tv “ik, moj k#rvë!”, kur u thu vajzave të shpisë “mbylle gojën e ul kryet, moj idiote!”, me çdo reagim të dhunshëm me fjalë ndaj vajzave e grave, kur kalon pa reagu afër një burri që ofendon, përndjek, ngacmon vajzat që shkojnë në punë të vet dhe mendon se vetë e kanë fajin që kanë dalë në rrugët të cilat i paskena të mbushuna me kafshë.
Sepse TANË KOHËN ke një djalë të vogël afër që TI e mëson se ka të drejtë me i trajtu dhunshëm gratë e vajzat. Kur shan me nanë, nuk e ban nga respekti për figurën e nanës, që ta dish, por sepse nuk e konsideron njeri të barazvlefshëm me ty, por një funksion të njeriut burrë.
Sa herë u përplas në fytyrë grave të përdhunueme mizorisht nga ushtarët serbë, rastin e një grueje që ia paska mbërritë me e vra ushtarin serb, i len me kuptu atij djalit të vogël se, në fund të fundit, ishte faji i tyne.
Kur një gru të murueme për hatër të burrave e ban shembull krenarie për një komb të tanë. Kur virtyti për të cilin flet ma shumë në shpi është sakrifica e nanës për ty (lexo: jeta e saj e keqe pa asnjë perspektivë realizimi personal).
Ti mundesh tanë ditën me u revoltu në fb kundër shtetit e ligjeve e jetës moderne me vajza që dojnë me shku në punë të vet, kundër perversëve e kafshëve që na paskan mbushë rrugët. Por ta dish, ti je kafsha e parë, mbas teje vjen një djalë i vogël që mëson prej teje si me u hungru grave. /Nga Entela TABAKU, publikuar në Facebook/