Në vitin 2015, pa dëgjuar asnjë prej oponentëve të shoqërisë civile, KM zoti Edi Rama, ndërtoi një hartë administrative antikombëtare, që kënaqte interesat elektorale dhe te grupit te tij njekrahinor qe drejton vendin. Opozita e asaj kohe, pjesë e Parlamentit, pa asnjë shpjegim dhe arsyetim, i la hapësire të lirë orekseve “reformatore” të PS.
Lamshi administrativ i vitit 2015 u shoqnu menjëherë me politikën agresive të shpërndarjes disproporcionale në investime mes bashkive me mbizotërim socialist në jug të Shkumbinit, kundrejt pjesës veriore të vendit, lanun nën mëshirën e bandave të Rilindjes, të cilave nuk guxojnë t’u afrohen dot në rrezen e aktivitetit kriminal, asnjë prej Drejtoreve te Policise me kapela dhe spaleta të shtrenjta.
Nga viti 2013 deri në vitin 2019, qeveritë rilindase krijuan një mekanizëm të paskrupullt diferencues në shpërndarjen e investimeve shtetërore mes bashkive të Veri dhe pjesës së vendit të administruem nga njerëzit e Edi Ramës, duke dërrmuar pikërisht, zhvillimin e njësuar ekonomik të rajoneve dhe kohezionin territorial. Shihni statistikat e Ministrisë të Financave (financatvendore.al), per fondet e alokuara nga FRZH, që administrohet nga qeveria përmes ministrave të përfshirë në bordin e alokimeve.
Në gushtin e 2020-ës, 7 vjet nga fillimi i politikave të diferencueme zhvillimore dhe 5 vjet nga Reforma e Përçarjes Kombëtare, kur pritej një reflektim dhe pendim nga ana e Damtorëve të Republikës për politika kompensuese në investime dhe korigjim të hartës territoriale dhe administrative, dhe një Kod i Ri Zgjedhor, që do të përcaktonte me ligj përfaqësinë e komuniteteve dhe krahinave, Kontrollorët e shtetit dhe te tjeret qe u benin sehir, thelluan diferencimet në trajtim ndaj popullit që qeverisin. Në seancat e fundit te veres 2020 të Parlamentit të Cunguar, Rilindasit, të vetmuar, aprovuan një Ligj për Zhvillimin e Qëndrueshëm Rajonal dhe Kohezionin Territorial.
Pas largimit gradual ne vitet pararendese te Drejtorive Governative nga Shkodra, ne baze te ketij ligji, edhe Kryeqendra e Veriut u zhvendos nga Shkodra drejt Lezhes.
Opozita, e mbetur me deshiren e vet, pa mekanizma institucionale dhe pa nje skeme te veten te studiuar te ndarjes se re Administrative dhe Regjonale, eshte e detyruar serish te shohe spektaklin e Edi Rames, shokeve dhe shoqeve te tij.
Keto dite, ne tavolinen e diskutimeve parlamentare eshte shtruar serish ceshtja e korigjimit te ndarjes administrative. Per fat te keq shoh qe oponences qeveritare i mungon projekti, folesit nuk e kane te qarte metodologjine, nuk duan te depertojne aspak nder te gjithe parimet baze mbi te cilat do te duhet te niset skema e re ndarese. Mjaftojne te degjosh ligjerimet e disa prej perfaqesuesve te Opozites, per te kuptuar se jo vetem deshirat e tyre reformuese jane te percipta, lemuese, por edhe vullneti per te njohur atdheun, per te ditur kerkesat e njerezve dhe komuniteteve, ne cdo cep te Shqiperise, mungojne.
Meqe kam shkruar disahere per kete ceshtje, une sot po perpiqem te riperkufizoj çfare pritet nga qytetaret e nje pjese te Shqiperise qe ka per kryeqender dhe pike reference Shkodren.
E nevojshme qe pozicioni tradicional i Shkodrës, ne pikepamje te rolit ne vendimarrjen qendrore, te veprimit te shtetit te se drejtes, te arsimit dhe shkences, te standardit ekonomik, financiar dhe zhvillimor ne teresi sot, kur priten korrektime, duhet të rivendoset.
Përsa i përket ndarjes administrative, bazuar në kriterin historik dhe atë të nevojës zhvillimore kompensuese, sot pritet qe:
1-Riperkufizimi ne menyre te zgjeruar i kufijve territoriale te Qarkut te Shkodres, mbas korrektimit te Bashkive ne Shqiperine e Veriut;
2-Rivendosja e kryeqendres se Rajonit ne Shkoder dhe rikthimi i te gjitha Drejtorive Governative ne ish Kryeqendren e Shqiperise: Drejtorise se Ujerave, Drejtorise Arsimore, Drejtorise se Arkivave etj.etj.
3-Korigjimi i projektit te Buxhetit 2022 ne te mire te ndertimit te arterieve kryesore rrugore ne zonen qendrore te Alpeve, Luginen e Drinit per nderlidhje me Gjakovem, arterie qe do i sherbejne hyrjes se lehtesuar 12 mujore nder njesite e reja administrative;
4-Korigjimi i ndarjes territoriale te bashkive te Qarkut Shkoder, si me poshte vijon:
I.Bashkia e Malësisë së Madhe me qendër në Bajzë, me njësitë administrative Kastrat, Kelmend dhe Shkrel, të cilave u shtohet edhe njësia administrative e Hotit. Pavarësisht se pjesa me e madhe e vendbanimeve të Hotit ndodhet arbitrarisht në Republikën e Malit të Zi, qeveritarët e Tiranës duhet ta kenë të qartë pozicionin e Hotit ne Malesi.Në këtë njësi të re administrative duhet të përfshihen: Kusha e Hotit, Hani i Hotit, Lulash Pepajt, Dajçi i Hotit, Kolaj, Deckaj, Gryka e Kushes, Brixha, Starja dhe Rapsha.
II. Bashkia e Mbishkodrës me Qendër në Koplik, e përbërë nga njësitë administrative Koplik Qendër, Koplik i Sipërm deri në kufijtë e Shkrelit tradicional, Gruemirë, si dhe krijohet njësia administrative Gril-Shtoj;
III. Bashkia Dukagjin me qendër në Breg të Lumit, ose në Kodër Shën Gjergj, e përbërë nga: njësitë administrative Shalë, Shosh, Pult, Shllak dhe Temal (Mbetët për t’u diskutuar mbi pozicionin e Nikaj Merturit në ndarjen e re, çfare do te sillte nje zgjerim te arsyeshem historikisht te Qarkut Shkoder).
IV.Bashkia Shkodër, e përbërë nga Qyteti Metropolitan i Shkodrës me gjithsejt 5 njesi administrative që duhet të jenë njëkohësisht edhe 5 zona elektorale në qytet në sistemin mazhoritar, ose në llogaritjen proporcionale të përfaqësisë kombëtare, ose krahinore ne llogaritjen shtese te numrit te perfaqesuesve qendrore; Njësia administrative Rrethina e zvogëluar tanimë nga heqja e një pjesë të fshatrave në pjesën veriperëndimore të qytetit; njësitë administrative Postribë, Guri i Zi, Berdicë, Ana e Malit, Dajçi i Bregut Bunës dhe Velipojë. THEKSOJ SE BASHKIA SHKODER DO TE PERFSHIJE NenShkodren Jug- Perendimore dhe VELIPOJEN deri tek Rana e Hedhun, PER PERKATESINE E SE CILES NUK MUND TE VIHET ASNJE PIKEPYETJE.
V.Bashkia e Laçit të Vaut të Dejës që do të përfshijë Vaun e Dejës Qendër, Hajmel, Bushat dhe Vig –Mnelë. Çeshtje qe do te duhet te diskutohet me kete rast eshte Zadrima, per te korigjuar nje here e mire thyrjen e rende te krijuar nga nderhyrja e regjimit komunist te kesaj krahine te rendesishme me kryeqendren historike.
VI. Bashkia Pukë dhe
VII. Bashkia Fushë Arrës mbesin siç janë përgjithësisht.
5-Politikat afatgjata diskriminuese, mungesa e investimeve themelore në rrugët ndërlidhëse të Shqipërisë së Veriut, kanë imponuar në kohen e konfuzionit, ikjen dhe braktisjen e vendeve me potenciale të jashtëzakonshme ekonomike dhe turistike. Banorët e Alpeve edhe janë larguar, por ata kurrë nuk kanë hequr dorë nga të drejtat e pronësisë shekullore private dhe komunitare të njohura në shekuj, të cilat shteti i sotëm mosveprues dhe falsifikues nuk ua regjistron. Prej kohësh, njerëz vullnetmirë dhe mendjehapur të komuniteteve në ato anë, kanë kërkuar ndërtimin e arterieve të jetës dhe zhvillimit në këto anë: a-Rrugës së Drinit (Laç i Vaut të Dejës- Koman-Fierzë-Gjakovë); (b) të rrugëve vertikale që përshkojnë luginat e Alpeve; c- Rrugës Prekal-Kir –Mali Shoshit- Ndreaj-Breg Lumit-Thethë; d. (ose të projekti alternativ) Rrugës Prekal- Ndërvenë (vendi ku duhet të fillojë aksi i ri) – Lugina e Libriqes (aks i ri) – Le i Keq- Nicaj Shosh- Dardhë -Pepaj Shosh-Portat e Shalës-Theth (55 km nga Shkodra) dhe më pas nga Portat e Shalës- Vuksanaj- fshati Bob- Fshati Salcë- Lekbibaj-Fshati Telaj-Dushaj -Bajram Curri-Gjakovë). Shqipëria e Veriut dhe Kosova do merrnin frymë, trarët e ortakeve te qeverise do të rrëzoheshin përjetësisht.
Koha e improvizimeve, reformave të papërgjegjshme dhe e kauzave absurde, lëvizjeve të devijuara nga binarët e arsyeshëm, duhet të marrë fund. /Publikuar në Facebook nga Romeo GURAKUQI, ish- deputet i PD Shkodër/