Stadiumi “Loro Boriçi” nuk ka rezultuar shumë fatsjellës për Edi Martinin pasditen e sotme. Teuta e tij është ndalur nga Kastrioti në një ndeshje që u luajt në Shkodër meqenëse “Niko Dovana” i Durrësit është në rikonstrusion.
45 minutat e para të ndeshjen kanë përfunduar me rrjeta të paprekura, ndërsa një shkodran në minutën e 53- të i dha avantazhin Teutës. Ishte Ildi Gruda ai që dërgoi topin në rrjetën e Kastriotit.
Dukej se teuta do të siguronte tre pikë, por në fakt nuk do të ndodhte kështu. Ambulanca futet në “Loro Boriçi” për të dërguar në spital lojtarin Grgiç. Pikërisht zëvendësuesi i tij, Mudrazija futet në lojë dhe në minutën e 80- të shënon golin e barazimit.
Kastrioti ka patur mundësi edhe për golin e fitores, por ndeshja ka përfunduar barazi 1- 1. Të njëjtin rezultat ka marrë edhe Partizani në Tiranë me Egnatian, duke konfirmuar krizën e të kuqve.