105 Vjet Vllaznia, mbrëmje festive në Shkodër. Ftesa të tilla po marr vesh se kishin marrë (jo) të gjithë ata që kanë kontribuar, që kanë veshur fanelën kuqeblu, ata që janë lindur e rritur si sportistë në Shkodër, por dhe të ardhur përkohësisht e të huazuar, të blerë e të marrë me qira, duke ua ndërprerë ëndrrat kushedi sa të rinjve shkodranë që të përfaqësojnë denjësisht ashtu si brezat paraardhës qytetin e tyre.
Me siguri këta të ardhur për një rrogë, këta afrikanë, amerikanë, serbë, malazezë a kinezë “kuqeblu” as ja kanë idenë se ku bie Shkodra në hartë, por janë të ftuar të hanë e pinë, kërcejnë e gëzojnë në këtë përvjetor të zonjës së vjetër të futbollit shqiptar.
E meqë diku në internet ndesha në një ftesë drejtuar njërit prej këtyre kuqebluve endacakë, mu duk vetja dhe mua i ftuar në këtë festë dhe gjej rastin dhe në emrin e disa të ngjashmëve të mi të paftuar, ti uroj organizatorët ju bëftë mirë, hani, pini, dehuni e zhgërryhuni se bota, dmth Vllaznia, është e juaja!
Njëkohësisht nga zemra publikut sport e kulturëdashës shkodran, gëzuar datëlindjen e Vllaznisë tonë! /Nga Roland LUÇI, ish- futbollist i Vllaznisë dhe Kombëtares, publikuar në Facebook/