Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Sociale

NGA QAMIL GJYREZI – Muzika e ndaluar dhe fati i muzikantëve të shtypur në periudhën e diktaturës në Shqipëri

ShkodraWeb 28 November, 2023
takim artiste diktature vdk 2023

Bashkia Shkodër, Shoqata Muzeumi i Burgut të Spaçit, Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës, Komisioni Drejtësi e Paqe, “Arti si një formë e lirisë” organizuan një aktivitet me titull: “Muzika e ndaluar dhe fati i muzikantëve të shtypur në periudhën e diktaturës në Shqipëri dhe në disa vend të Ballkanit dhe Gjermaninë Lindore”.

Diktatura në vëndet e ish-lindjes sidomos në Shqipëri, ka ndikuar negativisht edhe tek arti muzikorë, duke i mohuar të drejtën për të luajtur stile dhe rryma muzikore, per te shprehur vehten, që binin ndesh me ideologjinë e kohës.

Falë dëshirës për të zhvilluar artin muzikorë, muzikantët, kompozitorët dhe këngëtarët, interpretuesit kanë bërë të pamujturën për zhvillimin e artit klasik me bazë kombëtare dhe në momente te caktuara, kanë shprehur vehten duke luajtur dhe krijuar muzikë perëndimore, sidomos në Festivalin e 11-të.
Shumë artistë të skenës dhe muzikantë e paguan shtrenjtë krijimtarinë e tyre moderne me burgje, internime siç ishte edhe rasti i këngëtarit të madh Sherif Merdani, trombistit Gaspër Curçia etj.

Në Bullgari p.sh. muzika e lehtë perëndimore, ishte një kërcënim ideologjik, një formë e ndikimit armiqësor borgjez. Në RDGJ, Stefen Kraëczykishte shkrimtarë, kompozitor dhe muzikant, nëpërmjet këngëve të tij kritikonte regjimin në RDGJ. Edhe në Kroaci janë burgosur artistë kundërshtarë dhe kritike të regjimit ish-komunist titist.

Ish-regjimet diktatoriale patën ndërtuar burgje të tmerrshme kundër kundërshtarëve politik dhe kritikëve të regjimit komunist, ku u burgosën edhe muzikantë e këngëtarë. Për shembull: Burgu i KGB-së në Potsdam Gjermani, Burgu i Spaçit në Shqipëri, Kampi i përqendrimit Belenit në Bullgari, Kampi i përqendrimit në Goli Otok, Kroaci.

Prandaj ky aktivitet është me shumë vlera për një vend si Shqipëria që kërkon të jetë anëtare e BE-së. Në stendat e përgatitura për ish-muzikantët nga lindja është edhe këngëtari Sherif Merdani, krahas muzikantëve të tjerë nga ballkani dhe ish-lindja komuniste.

Një prej kritereve të integrimit është edhe e kaluara diktatoriale dhe ndikimi në art e muzikë. Në të gjitha vendet e tjera të ish-lindjes kumunizmi ka qenë më liberal, por edhe në këto vende ka patur të burgosur të ndërgjegjes e muzikante.

Me këtë rast meqë mu që dha fjala, përmenda muzikantet e burgosur Gaspër Curçija, Sherif Mërdani, dirigjentin Milto Vako dhe piktorin Ali Oseku.
Lashë pa përmend muzikantin Zef Leka dhe At Bernardin Palaj, te burgosue e pushkatuar. Por për të dy këta intelektualë e muzikantë kam shkruar në gazeta.

Kam botuar në gazetë një artikull për At Bernardin Palaj, me titull: “Kompozitori i këngës së flamurit që nuk ka vorr’ dhe për Zef Lekën, ‘Kompozitori i qingjit të vogël” që u burgos nga ish-diktatura.

Kam botuar gjithashtu një punim me titull: “Si ka ndikuar ish-diktatura te muzika në Shqipëri”?  Në të ardhmen mendoj se duhet të bëhen studime dhe analiza të mirëfillta muzikologjike për këta tema, që këkojnë argumentim artistik dhe shkencorë.

Kam idenë që duhet shkruar, sjellur fakte e foto dhe kompozuar këngë ballada e pjesë instrumentale, për muzikantët e burgosur dhe të internuar.
Këta aktivitete duhet patjetër të kombinohen me muzikantë dhe krijues nga ish-lindja, Rumania, Gjermania, Kroacia etj.

Me këtë rast mu kujtua gjithashtu muzikanti shkodranë kontrabasisti, timpanisti dhe violinisti Fric Barbullushi që për arësye politike, nuk i doli e drejta e studimit, u pengua për në Akademinë e arteve në Tiranë.

Në të ardhmen do të shkruaj ese me fakte e prova muzikologjike e politike, për ish-të persekutuarit politik në muzikë në diktaturë dhe do ti publikoj tek “Muzeu i Kujtesës në Shkodër”.

Në këta ditë më kujtohen edhe muzikantët dhe klerikët e mëdhenj që me misionin për ‘Fe dhe atdhe’ e kundërshtuan ideologjinë komuniste dhe u vrane e u burgosen.

Vepra e tyre duhet të studiohet nga muzikologët dhe studiuesit e vërtetë, që Shqipëria të integrohet në BE dhe është një kusht i domosdoshëm.

Respekte dhe nderim për veprën e tyre, mbasi krijuan bazat e shkollës së kompozimit dhe muzikologjisë shqiptare perëndimore.

Në këtë kontekst po përmendi: At Mikel Koliqi kompozitor burgosur, At Donat Kurti kompozitor etnograf i burgosur, Luigj Filaj i burgosur muzikolog, At Filip Mazreku muzikolog, Zef Gruda kompozitor i burgosur, Zef Leka muzikant i burgosur, At Bernardin Palaj etnolog muzikant i pushkatuar.

Si përfundim idea ime është se muzikantët dhe këngëtarët e burgosur e të internuar, nuk mund të kenë të njëjtin trajtim si ata që kanë punuar studiuar, krijuar muzikë në ish-diktaturë.

Nëse ka prova dhe fakte muzikologjike, që ish diktatura ka ndikuar tek krijimtaria e tyre, të nxjerrin argumente dhe fakte muzikologjike. Jam kundër opinioneve dhe deklaratave pa bazë dhe emocionale për muzikën në ish-diktaturë dhe sot, veprat dhe krijimtarinë.

Prandaj duhet të hapen dosjet për të gjithë muzikantët dhe këngëtarët, që shqiptarët dhe të rinjtë, të mësojnë të vërtetën. Me të vërtetë kompozitori i madh shqiptarë Çesk Zadeja ka krijuar muzikë gjatë diktaturës, falë gjenilitetit të tij muzikorë. Zadeja na ka la lënë si shumë krijues e kompozitorë në Shqipëri, një vepër të mrekullueshme. Megjithatë rezulton të ketë qenë i përndjekur nga ish-sigurimi i shtetit.

Ky fakt është botuar, dokumenti i përndjekjes me numur e shkronjë nga muzikologu i shquar shqiptarë Vaso Tole. Muziknatët dhe krijuesit kanë një rëndësi të madhe për kulturën shqiptare dhe shqiptarinë edhe ata në Kosovë.Shqipnia është e para…Vita brevis Ars longa. /Nga Qamil Gjyrezi/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Shkodrani i pa përmbajtshëm në boksin profesionist, Arjon Kajoshi mund në tre raunde kolumbianin
Artikull pas: “Traditë mes Shkodrës dhe Ulqinit, do vijojë”, kryebashkiaku Beci pret pjesëmarrësit e “Maratona e Pavarësisë”

TË FUNDIT

vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
sokol dedndreaj frrok cupi 2025
  • Kryesore

NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…!

ShkodraWeb 15 July, 2025
edon murati vllaznia 2025
  • Aktualitet

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

ShkodraWeb 15 July, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publik nis edhe në Shkodër, Policia Bashkiake shpërndan njoftimet për bizneset 15 July, 2025
  • VIDEO – “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, një grup aktivistësh nisen drejt Thethit për mbështetje… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vila e fundit e mbetur në Theth nga aksioni i IKMT- së, shembet me shpërthim të kontrolluar 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Japin dorëheqjen tre zëvendëskryetarët, administratorët dhe drejtorët në bashkinë Vau Dejës… 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Punonte për hapjen e një pusi uji në Malësi të Madhe, humb jetën 55- vjeçari…(emri) 15 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
sokol dedndreaj frrok cupi 2025
  • Kryesore

NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…!

ShkodraWeb 15 July, 2025
edon murati vllaznia 2025
  • Aktualitet

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

ShkodraWeb 15 July, 2025
e-albania alban preka 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër…

ShkodraWeb 15 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.