Skip to content
5 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

NGA PRELË MILANI – Rruga e Dukagjinit kalon “nën këmbët” e Elisa Spiropalit…

ShkodraWeb 1 month ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

230

Për dy tema publicistike më është mbaruar boja e printerit. Ka 20 vite që përsëris të njëjtin refren: Dukagjinasit kur do të mbushën mend që t’i dalin zot vetit e te vetë përfaqësohet. Kur bre kur do të bëhet rruga Dukagjin- Gjakovë?!

Zgjidhja e dytë është në vartësi të së parës. Pavarësisht vrasjes administrative dhe vdekjes ekonomike të zonës së Dukagjinit, nëse duam një ringjallje te tij dhe gjithë Alpeve Shqiptare është kjo rrugë që bashkon dy degët e ndara të një Dukagjini të vetëm etnik. Nuk mund të ketë akuzë më të rendë se vrasje politike dhe ekonomike të një embleme historike. Fatkeqësisht nuk është një hipnozë emocionale por një fakt i shikueshëm dhe i vërtetuar katërcipërisht.

Mungesa e ambicies vetë përfaqësuese e intelektualëve tanë, miopia dhe llokoçitja e turmës deri në shitblerje dhe besnikëria e verbër ndaj tutorëve të vetë na ka bërë bashkautorë të këtyre dy vrasjeve tragjike. Shfrimet e rrufeshme inatçore pa një vizion dhe aksion ambicioz luftëtare nuk kanë as një vlerë.

Sikur të kishin qenë dukagjindashës militantë “legjendarë” që kanë ndjekur Berishën e Ramën si apostujt Mësinë, rruga e Dukagjinit mund të ishte përfunduar, siç është përfunduar rruga Fushë Arrëz- Iballe dhe Rruga e Vermoshit. Secila veç e veç kanë pas jo më pak kosto se rruga Dukagjinit dhe që të dyja së bashku nuk kanë rëndësi ekonomike turistike as 40 për qind e rrugës Dukagjin- Gjakovë.

Berisha e nisi deri në Prekal, Rama deri në Ndërlysa dhe ndoshta deri fund të mandatit do e çojë në Breg Lumi, por edhe po ndodhi “mrekullia”, kemi të bëjmë më një “kryevepër me një këmbë. Viti i ri po troket edhe në Dukagjinin vetmitar të braktisur së pari nga robët e vet, pastaj nga gjithkush përfshi edhe Zotat e Politikës.

Bora e ngricat ka harruar rrugën dhe pranvera ka me çelë e begatë me zgjedhje të shumë pritura vendore. Qebesa edhe nga shtrati do të çohen plqtë e molizur prej moteve e do dalin me pa bjeshkët e bleruara duke udhëtuar përmes një rruge shtazore të shëmtuar, por të hedh kokrrën në kuti për partinë e shumë dëshiruar. Por asnjë ankese dhe asnjë para kusht elektoral nuk do ketë vetëm nëse ngrihen të vdekurit nga varret. Meteorologjia politike nuk parashikon asnjë të papritur atmosferike politike Rama do fitojë si per të disatën herë radhazi Shqipërinë, Berisha do fitojë përjetësisht Shkodrën, teatri i gladiatorëve do vijë dhe rruga e Dukagjinit nuk do përfundojë kurrë mëse fanella e Penelopës.

Në hapësirën Malësisë së Madhe dhe Pukës ka ditë që po fluturon një “pulëbardhë” e cila po kalon ditët “rrok e puth” me rijë e te reja. “Pulëbardha” Spiropali nuk fluturon kot as një herë mbi liqen. Ajo po peshkon tre bashkitë e vogla të Prefekturës së madhe. Pulëbardha e uritur dhe gjuetare e shkathët as një herë nuk kthehet duarbosh nga gjahu. Andej nga fluturon ajo, sot nesër do shkojnë e kryemadhja e investimeve qeveritare. Në qiellin e Shkodrës dhe majat kuaternare të Dukagjinit, “pulëbardha” magjepstare shndërrohet në “sorrë” kobndjellëse.
Zot na ruaj nga magjia e saj!

Gjithsesi rruga e Dukagjinit kalon veç nën këmbët e Spiropalit! Bëni sabër rrugën e Dukagjinit dhe këmbët e lehta të Spiropalit, do shikoni vetëm në ëndrrat e natës. Gjumë të rehatshëm letargjik pas një darke të bollshme me groshë e mish thiut e një kungulli me venë! /Nga Prelë MILANI, publikuar në Facebook/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Prag ndërrimi i viteve, kaos total në qarkullimin rrugor, policët në rrugë por nuk janë efikas…
LAJM PAS: VIDEO – Transportonte refugjatë me 500 euro për person, arrestohet 32 vjeçari që udhëtonte drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…
  • Kryesore

BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…

40 mins ago
“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • Kryesore

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër

2 hours ago
BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • Kryesore

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret

3 hours ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…
  • “Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • “Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • “Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….

TË FUNDIT

BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…
  • Kryesore

BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…

40 mins ago
“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • Kryesore

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër

2 hours ago
BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • Kryesore

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret

3 hours ago
“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • Kryesore

“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.