Këto janë pamjet e rrugëve të Lezhës në dy ditet e fundit të këtij viti. Festat e fundvitit kanë sjellë shtim të numrit të automjeteve që lëvizin në rruget e qytetit të Lezhës, e kjo po shoqërohet me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.
Problematika më e madhe paraqitet në hyrje dhe dalje të qytetit si pranë tregut të lire. Prej disa ditesh lëvizja është mjaft e vështire, pasi në shumë raste ka dhe bllokim të qarkullimit.
Qytetaret thonë se trafiku i rënduar është një problematike e vazhdueshme, duke u kthyer në shqetësim për ta, ndërsa si zgjidhje shohin përmiresimin e infrastruktures rrugore.
Për të përballur fluksin e automjeteve që lëvizin në rruget e Lezhës, policia rrugore dhe ajo e rendit kanë shtuar prezencen e tyre. Efektivet janë vendosur në nyjet më problemetike, duke ndërhyre në normalizimin e lëvizjes së automjeteve.
Synimi për të parkuar automjtet drejt qendres së qytetit e rënden edhe më shumë situaten, pasi vendparkigjet janë të pakta referuar numrit të lartë të makinave. Trafiku i rënduar pritet ta shoqëroje Lezhën, deri në ditet e para të janarit të vitit që vjen, kur nis dhe largimi i emigranteve.