Votim i çuditshëm i Këshillit Kombëtar të PD-së së Rithemelimit: Bardh Spahia nuk ka marrë numrin e votave të nevojshme nga anëtarët e këtij këshilli për të qënë anëtar i Kryesisë së PD!
Kështu njoftuan mediat para pak minutash, duke ju referuar komisionit të numërimit të votave! E çuditëshme, pasi nëse ka njeri që njihet në PD eshtë edhe Bardh Spahia, për faktin se ai fitoi në votimet e 6 marsit postin e kryetarit të Bashkisë Shkoder, përcaktues sipas Komisionit të Rithemelimit për fatin e alternativës së këtij komisioni pas sherrit të hapur me Bashën!
Bardh Spahia është i vetmi kryetar Bashkie në Shqiperi që ka PD- ja e Rithemelimit dhe në terësi opozita e sotme! Ai fitoi me 6 mars numrin e nevojshëm të votave të zgjedhësve per të drejtuar Bashkinë Shkoder, por çuditërisht pas 2 muajsh nuk votohet nga Këshilli Kombëtar !!!!!
Normalisht ia vlente që ai të hynte direkt në Kryesi pa votim, sepse eshtë i vetmi që përfaqëson PD- në e Rithemelimit në pushtet dhe jo të futej në listë emri i tij e të mos votohet!!!! Kjo nuk ka vënd ku të rrijë! /Publikuar në Facebook nga Musa KURTULAJ, gazetar/