Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA MARK DEDA – “Emigrantët i duam veç në stinën e verës”, shkodrani me banim në SHBA në krah të Evi Kokalarit

ShkodraWeb 13 November, 2021
mark deda evi kokalari

Këto vitet e fundit, shqiptarë që jetojnë nëpër vendet e botës, janë kthyer në Shqipëri dhe kanë pasë mundësi të japin mendimet e tyre, opinionet nëpër studiot televizive dhe në portalet e internetit përsa i përket politikës dhe situatës ekonomike- sociale në Shqipëri.

Është një pafytyrësi, është e pamoralshme, jo njerëzore, kjo urrejtje e fshehur nën fjalët e shumë analistëve, gazetarëve dhe politikanëve kundrejt replikave në debatet për çështjet e ndryshme.

Unë kam shumë raste me video e figurë apo dhe me shkrim të këtij fenomeni, prandaj më kot dikush mund të kërkojë të ma hedh poshtë. Frazat që përdorin janë këto:

Hajde jeto këtu, nga Gjermania nuk duhet Shqipëria.
Ta doje Shqipërinë nuk jeton në Angli.
Po vjen ti nga Amerika të na japesh mend ne.
Punoni si kafshë, etj., etj.

Por rasti i fundit ishte në emisionin “Opinion” të Fevziut, ku analisti i drejtohet zonjës Kokalari: “Përse vini ju nga Amerika të na jepni mend ne.
Ju jetoni në Amerikë nuk dini asgjë fare” etj., etj e pamë të gjithë.

Gjuha e tyre, gjoja profesionale duke zgjedhur fjalët e lehta për të mbuluar arrogancën, përçmimin, indeferentizmin, nënvlerësimin ndaj emigrantëve (ky epitet i shpifur) kuptohet shumë kollaj.

A thu sikur këto që për 30 vite dalin nëper studio televizive me krevata e kostume, me filozofi, psikologjinë dhe diplomat e tyre dhanë ndonjë rezultat pozitiv për Shqipërinë. Shihet gjendja…

Ju lutem shumë, të keni pak kujdes, mos na përbuzni kaq shumë, ne jemi të barabartë si shqiptarë, si ju që jetoni në Shqipëri si ne në New York, Londër, Athinë etj. Jemi një në gjitha aspektet ose të mirë, ose të keqinj.

Mos na duani vetëm nga muaji qershor deri në gusht, e dimë pse e dimë sepse jemi një me sherret, djallëzitë dhe dashurinë, hotelet, restorantet, shazllonet etj., etj.
Zonja Kokalari nuk ka asnjë interes personal, asnjë servilizëm dhe s’ ka nevojë ti bëjë lëpirje askujt siç bëjnë disa analistë dhe gazetarë ku gjatë emisionit, i vijnë mesazhet në celular nga eprorët e tyre së çfarë duhet të thonë.

Zonja Kokalari dhe qindra mijëra emigrantë, e duan Shqipërinë pa hile, pa servilizëm, pa asnjë interes financiar apo pushteti, apo ndonjë vendi pune. Është dashuri e pastër ku rrënjët i kanë të thella deri tek vorret e të parëve tanë.

Evi Kokalari dhe mijëra emigrantë s’ mund ti ndaloni as të vijnë në Shqipëri, as të u’ a mbyllni gojën, as ti përbuzni. Sepse Shqipëria është e të gjithëve është e jona, sepse ne jemi njësoj kudo që jetojmë.

Zonja Kokalari është në tokën e vet, në shtëpinë e saj, në rrënjët e saj dhe kujdes kur ofendoni apo nënvlerësoni, sepse ne jemi njësoj, të dashur, të djallëzuar, të çmendur dhe tolerant në të njëjtën kohë.

Sepse ne jemi shqiptarë njësoj të barabartë, e kuptojmë njëri- tjetrin shumë mirë. Ju lutem na respektoni dhe duani dhe në stinën e pranverës, vjeshtës dhe dimrit. Një stinë nuk mjafton. Ne jemi të gjithë të barabartë. /Nga Mark DEDA, Michigan, SHBA, publikuar në Facebook, redaktuar nga ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Pasha njat qef…”, ja si argëtohet pas ndeshjeve Kombëtarja shqiptare me në krye “sheikun” Armando Duka
Artikull pasardhës: “Diçka që fillohet me vështirësi në nisje, ia vlen të kujtohet”, Piaca e Shkodrës e viteve 1991- 1992 në kujtimet e Lukë Luka…

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.