Skip to content
29 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

NGA LUTFI DERVISHI – Nëse gazetari riedukohet, nuk ka më gazetari…

ShkodraWeb 1 year ago

Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes, të ndjerit Donald Rumsfeld. Rumsfeld i hodhi një vështrim zhbirues gazetarit. Heshti disa sekonda. Buzëqeshi “tinëzisht”. Heshti sërish dhe u përgjigj: pyetje tjetër?

Le të mendojmë një çast nëse do të ndiqej në Shtëpinë e Bardhë, modeli që po krijohet në Shqipëri ku për pyetjet e sikletshme që u drejtohen ministrave përgjigjet kryeministri. Me këtë standart, duhet të ndërhynte Presidenti Bush dhe t’i thoshte gazetarit, që të kalonte në riedukim tre muaj?!

As në skenarin e Portokallisë nuk imagjinohet qe aktori që kaq bukur luante kryeministrin t’i thoshte gazetarit: tre muaj riedukim!

Ne fakt sa “ndëshkon” gazetarët me tre muaj “riedukim”, kryeministri bën mirë të trajnojë ministrat dhe zyrtarët e tij të lartë si t’i përgjigjen pyetjeve të vështira sepse ai nuk mund të ndodhet kudo ku gazetarët bëjnë pyetje. Për shembull nëse ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë bashkë me prokurorin në ngjarjen tragjike të Elbasanit katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit kaluar, do të ishin trainuar nuk kishin pse të gënjenin publikisht, por mund të thonin: “nuk komentojmë çështje në hetim”! Kështu edhe ish-drejtori nuk do të jepte me vonë “dorëheqjen” dhe shumë gjëra mund të ishin më ndryshe!

Por të kthehemi te “riedukimi”, fjalë që nuk e ka më as fjalori i gjuhës shqipe. (Në Revolucionin kulturor kinez, riedukimi = kangfu xunglian. Gjatë kangfu xunglian shkrimtarët e gazetarët dërgoheshin në kooperativa për të plehëruar arat me kova të mbushura me fekale).

Nëse gazetari riedukohet, nuk ka me gazetari. Në një vend ku është vrarë gazetaria, por kanë mbetur gjallë disa gazetarë kurajozë kjo do të ishte goditje fatale.

Liria e medias është e sanksionuar në Kushtetutë. Madje edhe po të shkosh te Kanuni i Lek Dukagjinit: “fjala nuk bën mort”.

Liria e medias është edhe liria e gazetarit për të gabuar.

Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, kanë më pak të drejta se qytetarët e zakonshëm për privatësi.

Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, e kanë detyrim t’u përgjigjen pyetjeve sfiduese të gazetarëve qofshin këto edhe me tone sarkastike.

Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, nuk duhet t’u shmangen pyetjeve sfiduese të gazetarëve.

Një gazetar, thotë Milan Kundera, nuk është ai që bën pyetje, por ai që ka të drejtën e shenjtë për të kërkuar një përgjigje. Dhe rasti i fundit i gazetarit Klevin Muka është rasti tipik i pyetjes që meriton përgjigje. Është pyetje me interes publik dhe jo pyetje interesante për publikun siç e paraqiti kryeministri.

Nuk është vetëm mungesa e trainimit që po nxjerr keq ministrat para gazetarëve. Paaftësia për të dhënë përgjigje dhe nxitimi i kryeministrit për të qetësuar situatën vjen edhe për tri arsye të tjera:

1.Nga “gazetarë” që lexojnë pyetjet e dhëna nga ai/ajo që përgjigjet ose “gazetarë” që bëjnë pyetje të tipit: “çfarë mund të na thoni për vizitën tuaj shumë të suksesshme…”

2.Nga mungesa e solidaritetit mes gazetarëve. Nëse çdo reporter tjetër i pranishëm do të përsëriste pyetjen që nuk mori përgjigje, asnjë zyrtar, qoftë ky edhe kryeministri nuk do të guxonte të bullizonte më gazetarët. Nëse gazetarët do të bojkotojnë konferencën e shtypit, çdokush do të përgatitej më mirë para se të përballej me pyetjet e gazetarëve.

3.Nga mungesa e kontaktit me gazetarë për shkak të rrjeteve sociale, ku më shumë se informacion rrjedh propaganda.

Lajmësi nuk ka faj, thuhet në kanun. Dhe nëse faji nuk kërkohet te lajmësi, për riedukim në vend të gazetarit duhet të shkojnë ministrat.

235 vjet më parë Xheferson preferonte “më mirë gazetat pa qeveri se sa një qeveri pa gazeta!”

Një qeveri pa gazetarë, që bëjnë pyetje sfiduese, rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë.

Detyra e medias është të bëjë atë që bëri vajza e vogël te përralla e Andersenit: t’i thotë publikut se mbreti është lakuriq. Nëse qeveria mendon se është detyrë e medias t’i veshë rrobat mbretit atëherë “është më keq se krim, është gabim”… /Nga Lutfi DERVISHI/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: “Në fokus të pasurit me vila, harxhojnë më shumë”, kush konsumon mbi 800 kWh në muaj, do e paguajë energjinë më shtrenjtë nga shtatori
Lajmi pasues: Erkand Qerimaj nuk i ndahet medaljeve, “rrëmben” të argjendtën në Lojrat Mesdhetare “Oran 2022″…

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

1 hour ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

2 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

1 hour ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

2 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

6 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.