Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA LEDI SHAMKU SHKRELI – Kryeplagjiatura e kryeakademikut Gjinushi…

ShkodraWeb 10 November, 2022
skender gjinushi ledi shkreli

Mezi e prita këtë ditën e Festimeve Drejtshkrimore të Akademizmës sot. U ngrita herët, vajta në leksion, u shpjegova studentëve gjuhën si identitet, por mendjen e kisha te Festimet në Tiranë. Kisha hall mos humbisja fjalimin e Kryeakademikut dhe e dija që nuk do të më zhgënjente në banalitetin e tij siç, rrofsh o Zot, nuk më ka zhgënjyer kurre.

Por sot në fjalimin e tij Kryeakademiku kishte vendosur të më bënte të lumtur, sepse u shfaq si Kryekomiku i Pirandellos te Gjashtë Personazhe në kërkim të Autorit.

Ja njëlloj edhe fjalimi solemn i Kryeakademikut Gjinushi po kërkonte Autorin, dhe e gjeti!

Jua kam vënë enkas përbri edhe një copë nga fjalimi i Kryekomikoakademikut, edhe burimin origjinal nga ky njeri e ka vjedhur ose plagjiaturuar fjalimin e tij solemn për Festimet Drejtshkrimore.

Artikulli nga e ka vjedhur, është në fakt një SHKRIM SARKAZMË te Peisazhe të Fjalës, që mban për autor pseudonimin Gjeto Bashari. (po ju ve në fund edhe linkun e plotë të artikullit sarkazëm që ta lexoni me nge). Ajo çka dua t’ju them është se NUK EKZISTON ASNJË LIBËR “SHTETI DHE DREJTSHKRIMI” ME AUTOR CARUANA TË CILIN E CITON (NGATËRRUESHËM MADJE) KRYEAKADEMIKU NË FJALIMIN E TIJ SOT.

Libri “Shteti dhe Drejtshkrimi” është një sajesë e sarkazmës së Gjeto Basharit, i cili e sajon ekzistencën e ketij gja-libri thjesht e vetëm për t’u tallur me hiperkontollin e shtetit në punë të gjuhës, ja si kjo që kërkon të bëjë Shkencizma sërish. Por ama libri nga sot ekziston!!! PO PO, LIBRI “SHTETI DHE DREJTSHKRIMI” NGA SOT KA JETËN E VET SI SHENJË E HAJNISË INTELEKTUALE TË KRYEAKADEMIKUT GJINUSHI.

Gjeto Bashari e sajoi thjesht si Sarkazëm. Kryeakademiku e plagjaturoi si Fjalimin e vet Solemn për Festimet Drejtshkrimore.
Dhe kur sarkazmën e plagjiaturon ish-Ministri i Arsimit të Ramiz Alisë dhe njëherit Kryeakademiku i sotshëm, ajo s’është sarkazmë, është Kryesarkazmë! /Nga Ledi SHAMKU SHKRELI, publikuar në Facebook/

LEXONI EDHE: NGA GJETO BASHARI – Rrënjët drejtshkrimore të shtetit…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Shqiptarët nuk i tradhëtuan Berisha e Meta”, merr përgjegjësinë Kryemadhi: I tradhëtuam unë dhe Lulzim Basha
Artikull pasardhës: NGA GJETO BASHARI – Rrënjët drejtshkrimore të shtetit…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.