
Do ta kërkoni Shkodrën Gjeneral por s’ keni për ta gjetur, do bridhni si çifutët nëpër shkretëtirë… Ju deshti deri në asht e asnjiherë e shpagume… Ju dha gjithçka e asnjiherë e shpagume…
Ju mbajti për zot shtëpije kur tan’ ju mbyllën derën e asnjiherë e shpagume… Varrat e saj ju dhan pushtetin e asnjiherë e shpagume… Dashnia e saj ju ngjalli s’ vdekuni e asnjiherë e shpagume…
Tash i kërkoni hesap pse gjeti prehje n’ prehën “t’ anmikut”…
A nuk mendoni se jeni ju t’ fajshmit? M’soni me e dasht Shkodrën e ndoshta ajo mëshirmadhja ka me dit me ju fal e me ju dhan prap dashnin’ që ja shpërdorut me pash… /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/