Një shprehje thotë; “Kushdo që lufton monstrat, duhet të bëjë kujdes, që ndërkohë të mos shndërrohet edhe vetë në një monstër.” Ndaj sa kam mundur në jetën time kam qëndruar larg tyre, jo nga frika, sepse nuk e njoh atë, por mos të bëhem pis nga llumi i tyre!
Në këtë distancë të përzgjedhur nga unë, që të jemë i pastër në çdo hap, të kam mbajtur edhe ty edhe pse e kam ditur kush je, nga vjen dhe për ku je nisur!
Nuk jam marrë asnjëherë me ty, pasi të kam parë si e keqja më e vogël e këtij vendi, megjithëse e keqja e keqe mbetet çfarë do përmase të ketë! Nuk kam kundërshtuar rekrutimin tënd në diplomacinë shqiptare në vitet 2000, atëherë kur po rizgjoheshin hijenat e mbetjet komuniste.
Nuk jam marrë me ty as si konsull në Bari as në Milano, megjithëse emigrantët e atjeshëm, sa herë vinin në Shqipëri tregonin për djalin e një vrasësi të komunizmit i cili po “i vriste” nga xhepat ata që kishin ikur nga babëzia e një shteti që ishte katandisur mos më keq nga regjimi i Enver Hoxhës dhe mashava të tij.
Kam zgjedhur të mos merrem me ty as kur qeverisja “Rilindje 1” të dha një post zv.ministri, në një nga ministritë të sigurisë kombëtare, por edhe fitimprurëse në këtë vend për xhepat e zyrtarve. Njëkohësisht ishte mesazhi se çfarë batërdije do sillnin më ndaj k’tij popull nga pinjollët e komunistëve, besnikt e Partisë!
Jam distancuar nga çdo lloj komenti edhe pasi ike nga fushata “mbjedhje-korrje” në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe fillove të na bëje moralin e sojit tënd, në hapësirat medias, të cilës i mungon hinka e duhur për të selektuar ata gjithologë që sillen e përsillen, ku padyshim një më tinzarët e më të pa shembujt je edhe ti.
Nuk jam marrë me ty, se në tregun mediatik ti mban një profil shumë të ulët për atë çfarë jep, por ku shqiptarët duhet të kuptojnë se njerëz si puna yte janë si ata molat që gërryejnë trarët, dhe i lëmë duke u mësuar me brerjen e tyre, por harrojmë se ka rrezik që trau të thyhet e të na zë brënda! Dhe ne si shoqëri, herë nga neglizhenca, herë nga indiferentizmi kemi lejuar njerëz të kalibrit tënd të na bëjnë moral brënda amoralitetit të tyre.
Nuk jam marrë me ty aspak, pasi më është dukur përgjigjea më e mirë ndaj teje injorimi ndaj çdo lloj mendësie e kotësie, ku sillesh e përsillesh nën petkun e gjithologut, me agjentën tënde të paracaktuar nga ustallar, ku ti si mercenar i bindur, plotëson misionin, si dikur babai yt në dyer hetuesish e prokurorësh partie, për të mposhtur shpirtin e një populli, për ta tjetërsuar atë, për të krijuar “Njeriun e Ri”, nga laboratorët tuaj, të bindur e pa shpirt e tru mendimi!
Deri para pak ditësh kur lexova atë publikimin plot helm, ato shprehjet sarkastike, ato nën kuptimet mes rreshtave, atë mllefin tënd të trashëguar në gen ndaj veriorve, Veriut, nën poshtërsinë e llojit tënd me parime Partie nën sllogane revulucionarësh, “përça e sundo”!
Kishe gjetur një histori histerike të një njeriu nga Europa, ku kishte hedhur mbi letër steriotipin e saj, si këta europianët e sotëm që na vijnë delegacione, hanë e pinë tryezave qeveritarve, dhe shkruajnë në raportet e tyre atë që duan sipas interesit.
Historinë e një raportimi prej histerizmi, e kishe marrë për ta sjellur në kohë sipas oreksit tënd, dhe të parimit “divede et impera”, “përça e sundo”.
Ishte ky parim romak i shtjelluar nga F.Engels, që u përdor në mënyrën më shtazarake nga komunistët shqiptar, ky morri pjesë me të gjitha forcat edhe Ylli Hila.
T’i kam lejuar, t’i kemi lejuar nga pak të gjitha në kohë, por mesazhet që vinë erë, që kundërmojnë një frymë stisjeje, atakimi, me sarkazëm dhe ironi, smund të ta lejoja pa t’i thënë dy fjalë, ashtu sic e kam unë prej kohësh rubrikën e hapësirës time, troç!
Troç, për të treguar se deri ku e ke kufirin. Troç, për të të treguar si po shkel mbi kufirin e të tjerëve. Troç, për të treguar se helmi i hedhur nga gjuha yte nuk mundet të shpërndajë vrerin tënd ndaj asnjë identiteti, kulture, krahine, apo cilado të jetë shkaku i mirëmenduar nga ti, po asesi i tolerueshëm nga askush. Troç, për të të treguar shprehjen shkodrane; “ndalu beg se ka hendek”!
Mjaft të kemi dëgjuar prej vitesh, mercenarizmin e nostalgjinë e genit tënd. Duke toleruar pafundesisht, mendoni se mundet të përdorni çdo vend fyerjen, përbuzjen, steriotipet e një truri të shplarë. Mendoni se ju mund t’i ndani qytetarët, qytetet, sipas oreksit partiak.
E vërteta është e hidhur për disa, e mirëkuptoj edhe reagimin, edhe mos reagimin e qëllimshëm. Dhe e hidhura shtohet kur ta thonë hapur, këtë e kuptoj. Nuk jeni mësuar t’i dëgjoni të kundërtat, por jeni mësuar t’i dhunoni ato, të manipuloni, të shpifni, të abuzoni. Kjo si e si ta mbani sa më gjatë barkun e pa ngopur të dëshirave për pushtet pafund!
Këtë gjuhë pëcarëse kishe përdorur edhe në ngjarjen e dhimbjes të një konflikti, i cili ndodhi si shkak i keq menaxhimit të pushtetit qendror (që s’të pëlqen ta pranosh), e cila u kthy në tragjedi familjesh, në ankth pushuesish, në stres e pasiguri për ne të gjithë. E kjo pergjegjesi shtohet kur del një Kryeminister e kapobanda e asaj pjese ku bën pjesë edhe ti, dhe bëni rromuze e show, hidhni shashka e batuta si e si t’i ikni të vërtetës vrastare.
Por nuk mbete me kaq, pasi pe reagimin jo të pakët publik, ndaj gjuhës tënde ndaj veriorve, menjëherë kalove te “Plani B”, dhe dërgove zgjatimet e tua gjoja për të na mbushur mendjen se ndjenë dhimbje. Dhe menjëherë intervistë me dhimbjen, por as aty stë doli gjë, pasi publiku tashmë e kishte lexuar mllefin tënd ndaj Veriut.
Më pas u ule me lapsin tënd të zi duke na shkruar një replikë në formë “Fletë Rrufeje”, duke u hedhur si majmuni degë më degë, për të kapur bananen.
Më përpara quan “breshëri baterie”, si në luftë, se aty e ke mëndjen, pra quan breshëri opinionin publik, i cili të ka njohur, por ta pa fëtyrën edhe mëngjesin e tragjedisë. Ndërkohë që ti shkruaje me sarkazëm se si vriten shqiptarët mes vetes, dhe se si turistët do kënaqeshin, kryekapoja na përshëndeste nga Velipoja e tij e mbrekullueshme!
Sa ironike apo jo, Dritan Ylli Hila, njëri vret natën e qanë ditën, tjetri hedhë gurin e fsheh dorën, me të njëjtin qëllim, të mbajmë pushtetin!
Më pas dalin me rradhë “vezirët” e tjerë të Sulltanit shqiptar, dhe na tregojnë se ata nuk mbajnë përgjegjësi.
Kjo puna e “mos mbajtjes së përgjegjësisë”, jo shumë e huaj për veshët e tu, as për rracën tuaj, sigurisht. Ju keni pasur gisht në vrasje e në persekutime individësh e familjesh, dhe pas vitit ’90, pasi ndërruat emrin gjetët batutën; “ishte sistemi”!
Pasi justifikuat krimet e kriminelët me formulën; “ishte sistemi”, gjetët formulën tjetër; “fajin e ka Saliu”! Ky justifikim do shoqëroj edhe 45 vite të tjera në pushtetet tuaja, për të justifikuar krimin. Megjithëse kriminelët i kemi parë dhe po i shohim veshur me pushtet e në Parlament!
Në llomotitjet e rreshtuara për t’i ikur asaj që është thelbësorja, kishe rreshtuar alibinë e tipit të rracës tënde komuniste, se breshëritë e mia kishin si qëllim të mbronin Saliun, kur unë as se kam përmendur në asnjë rresht të vetëm, as atë as ndonjë tjetër, përvec se kam dashur t’i them shqiptarve se kush je, e çfarë mllefi shpreh e fsheh pas fjalëve tua ndaj këtij populli.
Ashtu është sic je shprehur, as nuk di të lexoj, e jo më të shkruaj!
Unë nuk kam ditur kurrë të lexoj sipas oreksit të të tjerve, skam marrë asnjëherë direktiva si dhe sa të shkruaj. Fatkeqësia yte që nuk mund të gjeshë një lidhje të tillë, sado të përpiqesh të shpifësh nën parullën “agjent” i atij apo këtij!
Më fal mua për injorancën e shqipes tënde, po fjalën që ke përdorur ndaj meje si “webllangosës”, nuk e gjeta në fjalorin shqip-shqip, kështu që pjesa tjetër është pa kuptim, të merrem me gjysmak njohës të gjuhës që pretendojnë se njohin, por që shkruajnë vetëm neverinë e brëndëshme, si puna yte.
Dashuria e sëmurë e një pushteti pa kufi, për të cilin ytat ka shpifur, torturuar, vrarë, të ka prekur edhe trurin tënd, dhe mendon se kjo sindromë duhet medoemos të injektohet me çdo kusht.
Pas çdo veprimi sheh armiq, po nuk pati e krijon, dhe thërret pas vetes ata që të vinë pas avazi!
Mësohu të jetosh me realitetin, që dikush duhet të dalë të të thotër “STOP”, ty dhe ca mercenarve të tjerë, të cilët keni një të kaluar dhe një djep plot mëkate ndaj këtij populli!
Ti dhe askush si puna yte nuk mundet të bëjë moralistin, pasi janë ushqyer me rroga të paguara nga shpiftja, gjaku, vrasja ndaj një populli!
Meqë ke mbaruar Ekonomikun, gjej një cep tëndin pa trazuar njerëz e shpirtrat e tyre, dhe fillo bëj llogaritë e tua, për të parë të vërtetën në sy!
Mos bëj shenjtorin, me mëkatet e babit tënd, të cilave mundohesh t’i shmangesh me mëkatet e të tjerve!
Tregoju shqiptarve se kush është Ylli Hila!
Mundohu të jetosh jetën tënde, pa shpifur, pa trukuar, pa mashtruar, pa fyer këtë popull, që duroi babain tënd dhe po të duron edhe ty, që duroj të gjithë komunistët dhe bishtat, mbetjet që lanë pas!
Vlerësoje k’të vend që quhet Shqipëri, shoku Hila, por pa hile, nga Veriu në Jug, dhe mos hidh parrulla mllefi!
Deri sa t’i tregosh shqiptarve se kush është babai yt, dhe më pas ata të vlerësojnë a je i denjë të bësh moralistin, deri atëherë; “Hasta la vista”!