Ashtu siç ishte premtuar, tashmë ka përfunduar asfaltimi i rrugës Kamicë – Flakë me gjatësi 1770 m dhe gjërësi 4.5 m.
Prej vitesh kjo rrugë ishte kthyer në një problem serioz për banorët. Nga ky investim tashmë lëvizja e automjeteve dhe kalimtarëve është kthyer në normalitet.
Investimi është mundësuar nga të ardhurat e vetë Bashkisë Malësi e Madhe, Punimet kanë zgjatur rreth 2 javë, duke u realizuar në kohë rekord nga firma kontraktore.
LEXONI EDHE: FOTO – Nis puna për rikonstruksionin e rrugës Kamicë- Flakë në Bashkinë e Malësisë së Madhe…