Ne në femijeri kaluam kohën me përralla me princ e ishim përkrahës me Hirushen e jo me Ali Baba me 40 hajdutë. U rritëm me mundin e gurëve të ngarkuem të Mujit e Halilit, dhe jo me xhindin që dilte nga llampa magjike.
U rritëm me 10 urdherat e Moizeut dhe jo me gomarin e Nastradinit. U rritëm me vuajtjet dhe vetëflijimin e Jezuit dhe jo me lakminë për monedhat që fitoi Juda Iskarioti. U rritëm me dhimbjen e Gjerg Elez Alisë që ndjeu nga lotët e motrës dhe jo me gurët që gjuajnë një femër që burri nuk e do më.
U rritëm me San Remo e Cansonissima, e jo me harem e banjo turke. U rritëm me Ciao Estate e Hit Parade e jo me Raxh Kapur e tallava. U rritëm me vdekjen para kohe të Elvis Presley- t, të Luçio Batistit dhe jo me atentatorin e papa Vojtilas, Ali Akça.
U rritëm me serialet e Çelentanos e me telenovelat e David Coperfild dhe jo me Ertugul e Bidai. U rritëm me shurup petale trëndafili dhe jo me Redbull.
Kënaqeshim me Pagarusha dhe jo me Unikatil. Ne pëlqenim lodrat me lufta, por jo të përdornim kallashnikov kundër shokut të fëmijërisë. Mësonim instrumenta muzikor dhe jo se si pritet qafa me thikë, e atij që nuk beson në fenë time.
Puthnim edhe ne fshehurazi por nuk i kërcënonim të dashurat “hiq fëmijën tim nga barku”! Ne i deshëm dhe u martuam me motra shokësh e miqsh, por nuk i nxorrëm ata nëpër trotuare si tutor për sex.
Ne ziheshim me prindërit që nuk kishin lek peër të na blerë libra jashte klase dhe jo kurr ti vrisnim si ju për drogë dhe Iphone 11. Ne vidhnim kumbulla e qershi në kopshtet e komshiut, por nuk i vumë tritol kush kishte biçikletë “Mifa”.
Ne mësonim shumë që të lumturonim prindërit, të cilët na e varën çelsin në qafë në fillim të javës dhe jo ti vrasim prindërit se nuk na e japin kodin e kasafortës.
Ishim pasardhës të qerosit që humbi Rozafën por kurrë pjesë e dy vëllezërve tradhëtarë. Na ngadhënjeu Gjergj Kastrioti dhe vazhdojne të na zhgënjejnë Hamza Kastriotët.
Prandaj sot për herë të parë qava pasi në çdo shkrim tjetër me gajas me satirën e cinizmin mjeshtëror që përdor, dikur daja Pjetër Gjini, më pas Gjosho Vasia e sot qava se jam i bindur se kemi patur të njëjtat fate fëmijërie o i madhi Edison Ypi, të uroj jetë e shëndet! /Nga Frederik NDOCI, publikuar në Facebook/