Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA FRANO KULLI – “Nderi i kombit” e titujt e tjerë… dhe nderimi shkarravitet

ShkodraWeb 29 January, 2022
frano kulli

Disa dekorime e dhënie titujsh të lartë në emër të Republikës nga Presidenti, këto ditë në Shkodër, kanë ngjallur një diskutim disi të mëpërtejshëm se diskutimet, me të cilat janë pritë kurdoherë akte të tilla në opinionin publik. Me më shumë qëndrime kundër se pro, a më e lehta të thuash, me qortime që rrjedhin prej shkallës krahasimore që njerëzit me të drejtën e tyre ngrenë në këto raste me ndjeshmëri të lartë. Më shumë të pakënaqur se të kënaqur dhe cilësorët antonimë e kalojnë fashon e atyre njerëzve, që kanë qenë a janë në pritje, të zëshme a të heshtur të nderimit. Bëhet fjalë për nderime të titulluara nga “Mjeshtër i madh” e deri te “Nderi i Kombit”, të cilët jepen në emër të Republikës. Ky titulli që lidhet me mjeshtërinë, ka kohë që është kthyer në anekdotik. Shumëkush, sa herë përsëriten raste me akordimin e tij, sjell në kujtesë atë batutën e mbajtshme mend të artistit Koço Devole, pastë dritë, të cilën unë po e perifrazoj, siç e rrëfen miku i tij i ngushtë, Mitro Çela: “Pallati i Brigadave. Presidenti […] shpërndau një ‘tufë’ me dekorata. Koçoja në një dorë mori dekoratën. Në tjetrën mikrofonin: Zoti President! Do vijë një ditë që do ketë kaq shumë ‘Mjeshtra të Mëdhenj’, sa nuk do gjejmë ‘Mjeshtra të vegjël’

Batuta e artistit dhe gazi i trishtë që ajo përcjell, asgjë s’kanë korrigjuar në zhvlerësimin e nderimit. Se ngjau, për shembull, në Shkodër, që në duzinën e titujve të mjeshtërisë, nuk na kapi veshi as emrin e shkrimtarit Skënder Drini, as emrin e muzikantit Mark Kaftalli, as… E sa e sa emra të tjerë. Po flas për veshin e vetes sime. Dhe kam bindjen se në Shkodër kjo kërcet më shumë se shumëkund, madje kërcet më shumë se në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ndoshta edhe për shkakun e trashëgimisë që “peash-i” i lartë i qytetërimit të këtij qyteti zë në krejt qytetërimin shqiptar. Dhe jo vetëm për një periudhë të kufizuar të historisë, po për vetë historinë tonë. Tani, në të përkundërt, “mjeshtrat e mëdhenj” janë prej kohësh një mazhorancë që rritet përditë dhe “mjeshtrat e vegjël”, firojnë e ikin nga ky vend përditë nga sytë, këmbët… Me progresion gjeometrik.

Po nga kryezyra e Republikës del edhe titulli “Nderi i Kombit”. Nuk e di a e mbajnë këtë titull, më të lartin titull zyrtar nderimi ata baballarët e vërtetë të kombit, emër për emër ata, që historia jonë i ka shënuar si të tillë. Të gjithëpranuar e të pakontestuar… Ata, që në historitë e kombeve të qytetëruara kanë zënë vend në tempuj.

Me Mirush Kabashin, në përvjetorin e 100- të të Konferencës së Paqes, 2019 në një aktivitet përnderues për Fishtën, patëm shkëmbyer këtë bisedë:

– Qëkur e mban Fishta titullin “Nderi i Kombit”,- më pyet Mirushi. – Nga 2002-shi-i përgjigjem unë… Mirushi ishte aty e do të recitonte njërën prej poezive të Fishtës, fort të pëlqyera prej tij, “I d’buemi”. Po përpara se të fillonte, iu drejtua pjesëmarrësve në atë veprimtari: -A e dini se tani së voni i është dhënë titulli “Nderi i Kombit” këtij burri – dhe bëri me dorë nga shtatorja e poetit, aty pranë.- Po të njëjtin titull si ky burri mbaj edhe unë. Edhe pse e di veten me njëfarë kontributi në këtë vend… s’di se si ndihem … nderi i kombit unë e nderi i kombit ky burri…, – e përmbylli parafjalën e tij Mirush Kabashi.

Gjergj Fishta ka nga të huajt 4 dekorata të larta: “Mearif, kl. II, 1912”, akorduar prej qeverisë osmane, “Ritterkreuz, 1912” prej Austro-Hungarisë, prej Papa Piut XI “Medaglia di Benemerenza, 1925” dhe prej Mbretit të Greqisë “Phoenix”, 1931, të cilat figurojnë në jakën e zhgunit të fratit, në një foto të vitit 1932, është edhe një tjetër, që pak është e njohur dhe rrallë përmendet… Përpos katër dekoratave shumë të larta ka edhe disa dhurata simbolike për t’u shënuar. Një tufë atdhetarësh të qytetit të Beratit i kushtojnë një pendë ari, në shenjë nderimi e mirënjohjeje si shkrimtar e atdhetar (viti 1918). Po ka një dhuratë të shtrenjtë prej Krajl Nikollës së Malit të Zi: një teste (komplet prej 12 copësh) lugë, pirunj e thika prej ari, që Fishta e mbante në një vend të dukshëm të dhomës së tij në Kuvendin e Gjuhadolit dhe kishte dëshirë t’ua tregonte miqve, duke shtuar, jo pa ironi, se “këto janë punë krajlash”… Kurse më e larta medalje nderuese prej kombit të vet, të cilit i dha emër si pakkush ndër shqiptarë, i akordohet vonë, shumë vonë. Në vitin 2002, pra. Së paku dhjetë vjet më vonë se viti 1992…

Është një përsiatje e këtyre ditëve, prej një rituali që përsëritet rëndom ndër ne. Mungesa ulëritëse e një hierarkie të mirëpërcaktuar vlerash e vetjesh. E gjithherë lë shijen e dhimbjes. Për vetveten e identitetin. Krejt përkundër patetikës që bëhet për kombin, për dashurinë e përbetimet në emër të tij. /Nga Frano KULLI/

Post navigation

Previous: “Pse u shkel afati ligjor 3 mujor i shqyrtimit të çështjes?”, shkarkimi nga Kuvendi, Presidenti Meta letër Gjykatës Kushtetuese
Next: MINUTA E FUNDIT – Komisioni i Rithemelimit të PD- së publikon emrat, ja kush do të jetë kandidat për Shkodrën

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.