Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

MINUTA E FUNDIT – Komisioni i Rithemelimit të PD- së publikon emrat, ja kush do të jetë kandidat për Shkodrën

ShkodraWeb 29 January, 2022
latest news 2022

Komisioni i Rithemelimit të PD- së ka përfunduar mbledhjen e nisur në orën 14.00 për përcaktimin e emrave të kandidatëve për “primaret” e 30 janar 2022. Tashmë, janë përcaktuar kandidatët për 6 bashkitë ku me 6 mars do të zhvillohen zgjedhje vendore të pjessshme. Demokratët e Shkodrës do të votojnë të dielën me 30 janar, në mes 6 emrave të vendosur në listë nga Komisioni i Rithemelimit të PD- së. Emrat e përzgjedhur jane:

1.Alfred KOÇOBASHI
2.Arben MALIQI
3.Astrit BUSHATI
4.Bardh SPAHIA
5.Irena SHESTANI SHALA
6.Irma ALUSHI KOPLIKU

Siç ishte paralajmëruar më herët, kryebashkiakja aktuale e Shkodrës Voltana Ademi, nuk do të jetë pjesë e këtyre “primareve” nga ku do të dalë kandidati për kryetar bashkie në kryeqendrën e Veriut. Në emrat e miratuar për Shkodrën, bie në sy tre kandidatë: Bushati, Spahia dhe Kopliku, kanë qenë ish- deputetë të PD- së. “Surpriza” mund të konsiderohen emrat e Alfred Koçobashi dhe Arben Maliqi. Ky i fundit, deri pak muajsh ka qenë drejtor i Akademisë “Vllaznia”. Astrit Bushati ka mbajtur edhe postin e kryetarit të PD- së Shkodër, teksa Irena Shestani është aktualisht nënkryetare e selisë blu shkodrane.

Pas përcaktimit të emrave zyrtarë, janë mësuar edhe qendrat e votimit ku demokratët e Shkodrës do të kenë mundësi të votojnë preferencën e tyre për kandidat për Bashkinë e Shkodrës me 6 mars 2022. Brenda mbrëmjes së nesërme, në përfundimit të “primareve”, pritet të mësohet emri i dytë, pas atij të Majlinda Angonit të PS- së për Bashkinë e Shkodrës. Mbetet të shihet kandidati që do të prezantojë PD-ja zyrtare e Bashës por edhe ndonjë subjekt tjetër politik që mund të bëhet pjesë e garës për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Ndërkohë, kandidatët që do të garojnë në primare për Dibrën janë Behar Dema, ekonomist, Dafina Muda, psikologe dhe Premtim Riza, arsimtar. Ndërsa, për të kandiduar për të parin e Durrësit do të garojnë, Ardian Muka, inxhinier urbanist dhe Silvja Gjepali, IT.

Në Lushnje do të garojnë në primare, Arben Zaimi, jurist, Elton Bano, avokat, Eurion Iljazi, mësues i edukimit fizik dhe Indrit Qerimi po ashtu mësues i edukimit fizik. Për Rrogozhinën, kandidatët janë Eqerem Deliu, ekonomist, Hajrulla Tafa, mësues, Hekuran Xhani, mjek veterinar, Sokol Gosa, mësues histori-gjeografie , Vladimir Manushi, mjek dentist.

Dhe së fundmi, për Vorën do të garojnë inxhinieri Luan Gani dhe ekonomisti Lulzim Vrana.

Post navigation

Previous: NGA FRANO KULLI – “Nderi i kombit” e titujt e tjerë… dhe nderimi shkarravitet
Next: “Mezi pres që të më bashkoheni…”, kandidate në “primaret” e 30 janarit, Irena Shestani Shala kërkon mbështetjen e demokratëve

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.