Shkodra është një qytet dhe një bashki që ka një Zemër dhe një pikënisje, ku përkojnë dhe lindin ide dhe ëndrra të shumta, duke u bazu tek trashëgimia e saj.
Sipas rregullit kjo bashki duhet të jetë hapësira, ku ne jetojmë, ku secili prej nesh mund të shprehet, të ndërveprojë me të tjerët, jo për interesa të ngushta personal.
Logjika historike për Shkodrën është dialogu dhe ballafaqimi i ideve.
Duke ndjek programet e dy kandidatëve online apo në TV, pse nuk duhet të ketë një diskutim mediatik mes tyre përballë, në lidhje me proceset e zhvillimit të kësaj bashkie!?
Deri tani kam dëgju e lexu pak zëra teknicienësh e shumë “zana” partie.
Le të dalin përballë me ekipet e tyre kandidatët, që të jenë sa më transparent me njerëzit e me Shkodrën me emër të madh, që në kohna fushatash për të kujtohen. /Nga Ervis KRYMBI, publikuar në Facebook/