Qeveria me këto ndryshime, kërkon të ligjërojë vendimet e saj, në shkelje të ligjit, por edhe direktivave të Bashkimit Evropian, edhe pse në relacionin bashkëlidhë, theksohet nevoja e përafrimit të mëtejshëm të legjislacionit shqiptar të prokurimit me BE-në.
Në muajin Shtator 2023, Këshilli Minstrave miratoi një vendim, me të cilin krijonte një shoqëri aksionare shtetërore me emertimin “Operatori i blerjeve të përqendruara” sha, e cila do të kryente procedurat e veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.
Por shoqëritë aksionare, në këtë rast me kapital shtetëror, veprojnë sipas ligjit “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare.’’ Ato ushtrojnë veprimtari ekonomike, me interes të përgjithshëm ekonomik, me qëllim fitimi.
Sipas përkufizimit të ligjit të prokurimit:
1. “Autoritet kontraktor” është çdo ent i themeluar për të ndjekur një interes të përgjithshëm dhe ME KARAKTER JOEKONOMIK APO TREGTAR;
Me datën 29 dhjetor 2023, qeveria, me një vendim tjetër , e pezulloi fillimin e ushtrimit të veprimtarisë së Organit të Blerjeve të Përqendruara sh.a. (OBP).
Meqenëse kishte në procedurë ndryshimet në ligj, si qeveri e vendosur të abuzojë me tenderat publik, ku procedurat fitohen me 99 përqind të vlerës limit, dhe për të larguar përgjegjësinë nga ministrat e saj, ndërhyri në projektligj, për të ligjëruar shkeljen e ligjit.
Në relacion theksohet:
Konkretisht, me rregullimet e propozuara parashikohet që Këshilli i Ministrave me nismën e tij krijon organ qendror blerës dhe për procedura të veçanta prokurimi mund të ngarkojë një autoritet ose ent kontraktor përveçse në cilësinë e një organi qendror blerës, edhe në cilësinë e një organi që do të zhvillojë një procedurë prokurimi për objekte të caktuara.
CILËSOJMË SE PIKAT 1 DHE 2 JANË RIFORMULUAR SIPAS PROPOZIMEVE TË DHËNA NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË NË KOMUNIKIMIN ELEKTRONIK TË DATËS 4.12.2023 DHE DATËS 6.12.2023.
NDËRSA, PIKAT 3, 4, 5, 6 JANË SHTUAR NË KËTË DISPOZITË LIGJORE, DUKE TRANSPOZUAR PARASHIKIMET E DIREKTIVAVE TË BE-SË.
Qeveria e korruptuar, krijon shtigje të reja për korrupsionin, gjoja duke ia mbushë mendjen ndërkombëtarëve se po bën përafrimin e legjislacionit. /Nga Emilia KOLIQI, deputete e Shkodrës, publikuar në Facebook/