Skip to content
3 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Personazh

NGA EDMOND ARIZAJ – Të pabarabartë edhe në vdekje…

ShkodraWeb 1 month ago

Mos e dhëntë Zoti të jesh njeri i zakonshëm në Shqipëri. Si i zakonshëm? Ai që kur i shkruan emrin në Google nuk del asnjë rezultat. Po je i zakonshëm, mos prit barazi, mos prit interesim, mos prit as hetim e investigim nëse të vrasin.

Mimoza Paja. Kush?! E sheh. Mos e hap Google. E hapa unë pak më parë. Është gruaja që u vra në punë të saj, rreth një muaj më parë në Don Bosko, Tiranë, kryeqyteti Shqipërisë. U tha që ishin ca çuna, grup kriminal, me motor që qëlluan. Deri tani nuk ka asnjë foto “zbuluar” nga dosja hetimore të këtij motori, megjithëse vrasja ka një muaj e kusur, e ata ishin në kryeqytetin mbërthyer ngado me kamera.

Ndërsa, brenda javës për vrasjen e Shëngjinit kemi foto motori, makine, video, ekspertë që nxjerrin gabimet e vrasësit, një javë emisione e shkrime, madje edhe zbulim të vrasjes me gjithë shkakun brenda. Një javë marramendëse pompimi i materialeve hetimore në mediat shqiptare. Dukej sikur hetuesit kishin secili nga një portal dhe bënin garë me njëri-tjetrin.

Po si dreqin, policia dhe prokuroria jonë zbuloi për një javë grup vrasësish nderkombëtarë, me emër e mbiemër, me vendilindje e pasaportë, me fytyrë e ngjyrë lëkure, me itinerar lëvizje brenda dhe jashtë vendit, me blerje karburanti për mjetin (para, apo pas vrasjes?!), me sebep qëndrimi dashurinë të autorit…dhe nuk zbulon dot as markën e motorit të atyre që vranë Mimoza Pajën në hall të saj?! Apo ajo nuk rezultonte në Google?!

Normalisht, Mimoza e shkret Paja mezi mbante veten e familjen kur ishte gjallë, e jo më të lëvizte qoftë edhe me vrasjen e saj makinerinë zulmëmadhe të policisë e prokurorisë, apo të provokonte më shumë se një shkrim keqardhës.

Jeta është e pabarabartë. Vdekja po ashtu. Njerëzit në shoqëri janë të pabarabartë. Mediat dhe gazetarët kanë interesa të pabarabarta. Por policia dhe prokuroria nuk mund të sillen të pabarabarta, edhe në “rrjedhje” informacioni. Minimumi të bëjnë sikur janë të barabartë. /Nga Edmond ARIZAJ, publikuar në Facebook/

Continue Reading

Previous: MINUTA E FUNDIT – 45 vjeçari nga Hoti i Ri prangoset nga policia e Shkodrës, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes…
Next: NGA ZENEPE DIBRA – Shkodra është dhe do mbetet unike për humor dhe për gjithçka…

TË FUNDIT

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • Aktualitet

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…

17 mins ago
EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • Kronika e zezë

EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…

33 mins ago
NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • Aktualitet

NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…

47 mins ago

TË FUNDIT

  • Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…
  • “Ai s’është anëtar i Partisë Socialiste”, flet xhaxhai i Benet Becit: Thjesht është një qytetar shkodran me ndjesinë e shkodranit
  • DOKUMENTE – Gafa e gjykatës, denoncon gazetari: Saimir Tahiri në “arrest shtëpie” në banesën e shitur që në 2019- ën

TË FUNDIT

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • Aktualitet

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…

17 mins ago
EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • Kronika e zezë

EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…

33 mins ago
NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • Aktualitet

NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…

47 mins ago
VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…
  • Kryesore

VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.