Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA EDISON YPI – PD ka cof…

ShkodraWeb 29 May, 2024
edison ypi foto

Ne në Dumre, thotë një belshak, ose belshanak, mbështetur mbi një hu gardhi, kemi shtëpi të mëdha, vila të bukura, kodra të buta, liqene përrallore, lokale, restorante, ullishta, vreshta. Pas pak në Dumre do kemi dhe pistën më të bukur në botë për Formula 1 që do përdridhet mes liqereve si gjarpër i plagosur mes dritash dhe ylberesh. Por mos lër qosh e zgëq në Dumre pa u futur, 1 të vetëm që të thotë se në Dumre ka PD, nuk e gjen dot për qamet. Në Dumre PD ka cof. Keq më vjen, por s’qaj dot.

Roskovecari thotë se PD e Fierit është një e vdekur e pakallur. Një gërdallë që na ka ngel në derë. Një xhenaze që duam ta heqim se na qelbi. Ja sa t’i gjejmë një varr ku ta kallim.

Edhe beratasi është i prerë; Po ku ja ka ngenë PD-së Berati o burr i dheut. Po lozim nga ment e kokës me gjithë këtë turizëm biblik. Hotelet, motelet, bujtinat, restorantat, të gjitha të prenotuara që para një viti.

Në Myzeqe, thotë ngurrzalliu, ka ballista, zogista, mbretërorë, animalista, ambientalista. Nëpër Myzeqe, ka sera oqeanike, ara të mbjella si të qëndisura, shtëpi të reja me kopështe me të gjitha, ka myzeqarë që hanë e pinë e dehen nëpër restorante duke j’u mburrur shoshoqit me bërtima e ulurima jo-ti-po-un kush e ka kapur milionin e parë të euros. Në Myzeqe ka gjithçka, por s’ka PD. Në Myzeqe PD ka cof.

Lezha dhe rrethinat e Lezhës, thotë lezhjani duke fshirë buzët me një pecetë nga birra Puka që sapo e rrëkëlleu, kanë gjithçka; Vila dhe restorante si kështjella ruajtur me kamera 4K që ua monton Klarenc Refati, euro, dollarë, sterlina, lekë, biznese për prodhime mishi derri, bërxolla, bifteqe, sallamra, në sasi kolosale që vjen i merr me maune gjermani, italiani, francezi, polaku, suedezi. Ka biznese të materialeve inerte, pallate të lartë e të bukur të thuash ku jam këtu, në Lezhë apo në Milano. Në Lezhë ka dhe demokratë. Por, meqënse në Lezhë PD-ja ka cof, në Lezhë s’ka PD.

Në Shkodër të thonë se PD-në e cofur të kalbur dhe të pa kallur do e varrosin brenda të njëjtit varr ku kanë kallur Partinë e Punës. Që Partia Demokratike dhe Partia e Punës të rrinë pranë e pranë përgjithmonë. Si e meritojnë. Të cofura, të përgjakura, të përqafuara. Si dy lezbike të vdekura që i janë përbetuar njëratjetrës për besnikëri të përjetëshme dhe të përvdekëshme.
Tironci të thotë pa i lëvizur qerpiku; PD-ja cofi se e zunë tre haqe; Haku i Teatrit që nuk e shembi se iu dhymys socrealizmi.

Haku i Bunk’art-ave që nuk i ngriti për mos me humb simpatinë e nostalgjikëve.

Haku i Shtëpisë me Gjethe që as menia nuk i vajti ta rindërtojë si museum për mos me ja prish qefin Sigurimit.

I them matjanit; Po ti sikur më the se në Mat keni PD të fortë strall, të mrekullushme, të pathyshme, që nuk zbrapset nga asnjë shtrëngatë e tufan, që është gati për fitore të ardhshme.

Përgjigjet burrelsi; Të rrejta. Por s’është faji im. Rrenat m’i msoi PD-ja. Si gjithkund. Mati nuk bën përjashtim. Në Mat PD s’ka. Në Mat PD ka cof me koh e me vakt.

Kuksiani thotë se po të kishim PD, sot do ishim në pushtet. Dhe vazhdon; Të gjitha i kemi. Të gjitha do i kemi. Veç PD as kemi pas as do kemi. Zoti na rujt nga PD-ja. Shqyr që cofi. Kemi heq ca vajgur mënjanë ta djegim kur të ngrihet lugat nga varri ndonjë të xhuma’ në të gdhirë kur të këndojë gjeli i parë.

Si e keni me shëndet PD-në këtu në Devoll ? Ne devollinjtë kemi në mes tënë, puntorë, sedentarë, ulokë, pehlivanë, hajdutë. PD u bë kohë që ka cof. Epo të rrojmë vetë. Gjëra që ndodhin. Ta ngremë ndonjë qelqe me këtë rast. Hajt gëzuar.

Kemi si s’kemi PD, thotë sulovari. Ne që s’kemi asnjë bilanc krimi, por kemi vetëm ara të mbjella, kopështe me fruta, lokale të mrekullueshme, ne që kemi pyje, ullishta, vreshta, makineri, traktora, s’do ment që kemi edhe PD. Po ç’e do. I ka ndalur zemra, i është tharë mushkria, e ka lënë mendja. As flet as kuvëndon. As sheh as dëgjon. Ka cof. Do vetëm një shkelm për ta hedh në gropë.

Tu zësh në gojë PD-në Peqin, të pështyjnë në surrat.
Tua kujtosh PD-në në Leskovik, të shkojnë në hell.
Të thuash në Këlcyrë “Jam me PD” të hedhin direkt në gropë të gëlqeres së pashuar.

Një elbasanlli i përndjekur te Pusi që lahet vetë, thotë me qetësi; PD ka aq shanse për me ardh në pushtet sa një kufomë mund të vijë përsëri në jetë, madje dhe të mbarset dhe të sjelli në jetë një çun kaçurrel. PD ka cof o njeri. PD nuk ekziston. Qorr, shurdh, budalla, kush nuk e sheh, dëgjon, kupton.

Jo jo, thotë mallakastrioti, PD kemi, por të cofur, të vdekur, të ngordhur. PD-ja kokën e la nëpër mitingje, trupin e shiti nëpër fushata zgjedhore, gjymtyrët i theu nëpër privatizime, organet i sëmuri nëpër vjedhje, shqisat i asgjësoi nëpër trafiqe. I ka mbetur vetëm fundshpina. PD ka cof. PD është katandisur një fundshpinë e tëra. Me gjithçka që fundshpina ka; Deje të shumtë, tul me shumicë, zorrë e trashë, vrimë e zgjeruar prejnga del ai që s’thuhet, hyn ai që s’shkruhet. /Nga Edison YPI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRAT+FOTO – Identifikohen dhunuesit e avokatit të Sali Berishës, arrestohet njëri prej tyre…
Artikull pasardhës: Vllaznia e shkarkoi nga detyra por Qatip Osmani nis punën tek ekipi i njohur shqiptar…

TË FUNDIT

permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë 14 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun 14 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.