NGA ARTAN HOXHA – Nëse i sherben kësaj klase politike sot, në pushtet apo në opozitë, përgatitu të vuash pasojat në kurriz…

U mbush plot nje vit dhe duket sikur ka ndodhur para nje shekulli. “Deshmori” i pare i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, ishte mjeku psikiater Pjerin Xhuvani. U vra ne mes te dites, ne mes te qytetit te Elbasanit, me 21 prill 2021, vetem 3 dite para zgjedhjeve parlamentare.

Nje vit me pas, per ironi te fatit, Edi Rama po gezon mandatin e trete qeverises edhe per meriten e Xhuvanit, sepse ra “deshmore” ne kohen dhe ne vendin e duhur, madje nga vrasesit “e duhur” te opozites.


Presidenti Meta po e mbyll qetesisht mandatin e tij presidencial, duke e harruar “Pipin”(Pjerin Xhuvanin) edhe si ish-drejtor apo ish-drejtues te LSI-se, por edhe si “deshmore” te zgjedhjeve te vjedhura nga pushteti.

Opozita, vazhdon te mbetet ne opozite edhe me e shpartalluar se me pare nga perçarjet. Ish-drejtuesit politik te SMV(Skuadrat e Mbrojtjes se Votes) tashme te veshur me mandatin e deputetit, i kane harruar ata “djemte” qe i nxoren ne aksion dhe i lane qelive te burgjeve apo rrugeve.

Ndersa i vetmi qe po vuan pasojat ne qelite e burgut, eshte Arber Papleka. Baba i kater femijeve, nje nga ish-efektivet e Forcave Speciale RENEA, qe kishte sherbyer 6 muaj në Kabul si instruktor trajnimi i policise Afgane, tashme i akuzuar si autori i vrasjes.

Nuk thote kote populli, “kush ha kumbulla dhe kujt i mpihen dhembet”…

Ky eshte shembulli konkret, qe deshmon se nese i sherben kesaj klase politike sot, ne pushtet apo ne opozite, pergatitu te vuash pasojat ne kurriz….

Nje vit pas asaj ngjarje tragjike, familja e Xhuvanit apo femijet e Paplekes, jane viktimat reale te luftes per pushtet te kesaj klase politike qe nuk kursen as jeten dhe as gjakun e shqiptareve…. /Publikuar në Facebook nga Artan HOXHA, gazetar/