Skip to content
22 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ARBEN HAVERI – Edhe regjisorët kanë turp…!

ShkodraWeb 29 May, 2024
arben haveri migjeni

Shkodra pasuni kulturore.
Shkodra mikpritëse e Marubëve.
Shkodra e kuruar prej Idromenove.
Shkodra hapësinë e Fishtës, Mjedës.
Shkodra e teatrit “Migjeni”.
E plejadës së dhjetra krijuesve në letërsi dramatike, në regjisurë, në aktrim.

Asnjëherë Shkodra si e tillë nuk e ka luksin e përbuzjes, edhe kur dehun nga moria e aktiviteteve, nga mozaiku i pashoq kulturor, të ndjehet e bymuar deri në aq vetkënaqësi sa mos ti bajnë përshtypje… Mungesa e regjisorëve në Teatër…!!! Quo vadis!!!

Falë një eksperimenti somnabulesk, absurd, u “suprimua” roli i metodologjisë, i hullisë së krejt prodhimit teatror. ..Dhe vazhdon.. me një shkujdesje edhe në ditët në vazhdim…

-“Regjisorët e teatrit…!!

“Pfëëëf, kena projekte, s’kena kohë të tepërt..! Pfëëf regjisorët e teatrit..!” Regjisori nuk à një thatuq a trashaluq ekstravagand. Regjisori, à gjetja që sistemet dalluan si të domosdoshëm, e të pazëvendësueshëm. Këto sisteme i dhanë gjithë autoritetin e prijsit të krijimit skenik.

E kur ndodh të dallosh se kur një institucion ka mbrothësi a jo, atëhere të shfaqet autoriteti i titullarit. Jo mungesa, por humbja e autoritetit e “legenos”, institucionin. Regjisorët shkodranë janë treguar të mprehtë e aktiv.

Në mungesë të bujarisë së institucioneve lokale, kanë kapërdi në rremba të venave për shkodrën, mospërfilljen institucionale lokale; mungesën e ftesave për realizime teatrore; kanë kapërdi, kapardisjen institucionale lokale me regjisorë bujtës në vend të tyre; kanë kapërdi mungesën e vlerësimit edhe në përvjetorët e tyne; kanë demostru kulturë Shkodre, vetëm shkodre dhe sapo thirrja institucionale, konkuruese për realizime skenike për vitin në vazhdim u bë publike, lanë veten si njerez prej mishi e gjaku dhe veshën uniformat profesionale e dorëzuan projektet e tyre.

Historia nuk u përsërit, u zgjat, në të njëjtën vazhdë të përçmimit. Projektet e regjisorëve shkodranë, u hodhën. Fituan regjisorët bujtës. Jo pak, por katër.

Shkodra nuk e pati fat as këtë vit që të paktën një regjisor shkodran, qoftë edhe i pafat e mediokër krahasuar me fituesit të ngjitëte në skenën e shkodrës tij, një shfaqje.

Regjisor teatri nuk à si fidanet! À metodologji që nuk e zëvendëson as një regjisor i ri a në sprovë. Regjisori à hulli. À profili që mbart traditën, që i jep jetë ndryshimeve estetike; E ktë autoritet nuk mbajnë as bujtësit,kurrë, e as të rinjtë, çka në prespektivë duhen vetëm përkrahur..

“Të mëdhenjtë” e institucioneve lokale, bajnë sikur nuk i njohin edhe pse hijet e pandashme të regjisorëve shkodranë, i ndjekin..si “thakët e kapuna pas opingës së Mujit”, sikur, në epos,

Jo, joo si emna, në djall emnat,

Kontributet!! E tyne!! Sakrificat, e realizimeve…si në vitet e mbrapshta, për kulturën: 1991/ 1992..1997/1998/1999.. edhe pse sjellësa të trofeve mbarëkombëtare, nga konkurimet !..

E kur regjisori, me projektin e Henrik Ibsenit të skualifikuar për hir të projekteve tramundanë, të regjisorëve bujtës, e prek në çdo cep Shkodrën e Teatrit, t’ përulun në mëshirën e bujtësve…ec i paangazhuar, i papërfillun nga institucionet lokale, madje edhe i përjashtuar nga komunikimi, fryma i ndalet.

Jo fiziologjikisht, as estetikisht,.. butaforikisht! Teatri prej ma shumë se një viti e gjysëm.. Hesht. Këtë luks kush e do..! Gjykimi se dyert e teatrit mbeten hapur nga aktivitetet që në fakt janë për tu vlerësuar e çmuar..çalon..

Sepse, institucioni “Migjeni” quhet TEATËR..jo sallon multiartistik !!! E teatri à landë e landa à letërsi dramatike, mbi të cilën duhet të punojnë sot ma shumë se kurrë, brezi i aktorëve, të teatrit. Këta kanë dëshmuar se e mbajnë me kurajo e aftësi Teatrin e Shkodrës. Puna i jep lavd, e jo pritja madhështore shumë mujore e regjisorëve bujtës. Ata, bujtësit, mund të kenë punë tjera, ata mund të jenë në të drejtën e tyre…Ndërsa, regjisorët shkodranë të skualifikuar e të përbuzun… Ndërsa Teatri hesht. Ndihen në faj.

..dhe regjisorët kanë turp! …që asnjë metodologji estetike, a filozofike, asnjë shteg imagjinate sado i zhdërvjellt e fantazist nuk i qet në rrugën e përtej përbuzjes institucionale drejt Teatrit që jetë ka, – shfaqjen teatrore..! ndryshe, à i mekun. E në fakt,..veç hesht, hesht e pret..

Kanë të drejtë regjisorët shkodranë? Institucionalisht, jo! I kanë skualifikuar…edhe pse skualioni i të rinjve à “stand by” dhe presin..presin jo pak, me muaj..!! Si shkodranë,..po. Kultura shkodrane, ndryshe fati i regjisorëve, à vet sedra që rreh si arteriet, herë- herë me tis të skuqun… /Nga Arben HAVERI, regjisor, dërguar për botim në ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Operacion antikanabis në Qarkun e Shkodrës, asgjesohen mbi 11 mijë bimë dhe fidanë, nuk ka autorë
Artikull pasardhës: EMRAT+FOTO – Identifikohen dhunuesit e avokatit të Sali Berishës, arrestohet njëri prej tyre…

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi… 22 January, 2026
  • Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave 22 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.