Skip to content
29 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

NGA ANDI BUSHATI – Yuri Kim si pasqyrë për opozitarët e opozitës…

ShkodraWeb 1 year ago

Ka mbërritur një pikë që deklaratat e Yuri Kim as nuk të irritojnë, as nuk të bëjnë më për të qeshur. Kështu ka ndodhur edhe me prezencën e saj, këtë fillim jave, në spektaklin e qeverisë për antikorrupsionin, ku ajo jo vetëm u bë pjesë e shfaqjes së hajdutëve që thërrisnin “kapeni hajdutin”, por guxoi të shqiptojë edhe gjëra që duken të paimagjinueshme për një mendje normale.

Në hyrje të fjalës së saj, ambasadorja e SHBA-ve konstatoi se kjo qeveri është shumë më e përkushtuar se më parë kundër korrupsionit. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo e konsideroi këtë përpjekje si të “stërmadhe”.

Nëse qëndrimet e saj do ia vlente të merreshin seriozisht, pra sikur ato t’i nënshtroheshin një analize teksti, do të kuptohej se znj. Kim kishte mbërritur në këtë përfundim nga një element, sipas saj shumë domethënës, nga fakti se qeveria kishte arritur ta mbushte plot sallën e pallatit të kongreseve.

Duke u nisur nga premisa se fjalët e thëna në atë sallë me pjestarë të një piramide shtetërore të prekur, sipas raportit të Dash, në çdo hallkë të saj nga korrupsioni, duke pasur parasysh se “Transparence Internacional” e ka zbritur Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama çdo vit e më poshtë në klasifikimin e luftës kundër korrupsionit, në një analizë të redaksisë, Lapsi.al e ka krahasuar qëndrimin me atë të paraardhësit të saj Donald Lu, në 2015.

Atëhere ish ambasadori amerikan, mori pjesë një një tjetër konferencë spektakël për luftën kundër drogës, të cilën qeveria e organizoi menjëherë pas akuzave të para që u bënë për lidhjen e Saimir Tahirit me trafikantët e drogës të klanit Habilaj. Aty ai tha ato fjalë, që do t’i përmendeshin dendur pas daljes së përgjimeve italiane për ish ministrin e Brendshëm. Sipas Donald Lu, policia e Sajes kishte bërë hapa të stërmëdha përpara në luftën kundër kanabisit.

Pra nuk duhet shumë mundim për të kuptuar se sa seriozisht duhen marrë deklarata të tilla. Ato janë thjeshtë elementë të asamblit propagandistik që organizon qeveria dhe prej kohësh e kanë humbur peshën e fjalës të një arbitri që u thotë shqiptarëve në sy të vërtetën. Prandaj ato e lënë shumëkënd indiferent.

Por, nëse një pjesë e mirë e njerëzve i lë ato pas me mospërfillje, ky lloj qëndrimi ngre shumë pikpyetje, për një fraksion të opozitës.Po të lundroje në rrjetet e tyre sociale, në të njëjtën kohë që Rama po organizonte shfaqjen anti korrupsion, gjeje plot shifra, argumenta racionale dhe citime raportesh ndërkombëtare që e nxirnin bllof këtë paradë për shplarje truri.

Pra qëndrimet e kësaj pjesës “pro amerikane” të opozitës ishin totalisht të kundërta, jo vetëm me ato që thoshte kryeministri, por edhe me ison që ambasadorja i mbante atij.

Prandaj pyetja që shtrohet për ta është e thjeshtë: A u besojnë ata qëndrimeve që vinë nga rruga e Elbasanit? A janë dakord me “angazhimin e stërmadh” të rilindjes për të luftuar hajdutët? A vazhdojnë të mendojnë se Uashingtoni është aq i preokupuar për korrupsionin, sa e shpalli Berishën “non grata” dhe po mbështet Edi Ramën që i ka shpallur luftë kësaj sëmundjeje?

Këto pikpyetje janë të sikletshme për këdo opozitar, që vazhdon ta mbajë të përçarë frontin e luftës kundër regjimit me pretekstin se njërën palë nuk e do Amerika, apo se kështu u thanë kur i thirrën në ambasadë. Sa herë vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, duken edhe më qesharakë edhe më të pabesueshëm.

Natyrisht, që grupi i kundërshtarëve të “foltores” është në të drejtën e tij të kritikojë abuzimet dhe korrupsionin e madh të qeverisjeve të PD-së në të shkuarën. Madje do ishte në nderin e tyre të distancoheshin, qoftë nga Berisha, qoftë nga familja e tij. Për të realizuar këtë duhet betejë, guxim dhe një angazhim i fortë politik. Por ata nuk mund t’ ia dalin përmes kauzave fallco të “pro amerikanizmit”.

Qëndrimi i amerikanëve për Berishën nuk është shumë larg të vërtetës, ama ai humbet kuptimin, bëhet i pabesueshëm dhe me dy standarte, kur krahasohet me qasjen duartrokitëse që kanë ndaj Ramës.

Prandaj kush i thotë vetes opozitar me regjimin, duhet të denoncojë së pari këtë të vërtetë, sepse beteja reale me këtë qeveri të diskredituar kokë e këmbë nuk bëhet pa treguar me gisht hipokrizinë e aradhës së ambasadorëve amerikanë në sjelljen ndaj saj.

Në të kundërtën të gjithë ata që që bëjnë sikur i kanë hapur luftë Saliut se kështu i ka udhëzuar Yuri, nuk janë asgjë më shumë sesa lolot e regjimit. Fabula e tyre rrëzohet përtokë sapo tentojnë të shpjegojnë se janë kundër Ramës dhe pro ambasadores Kim. /Nga Andi BUSHATI/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: FOTO – Presidenti i Zgjedhur vazhdon takimet, Bajram Begaj takim me ambasadoren Kim në Pallatin e Brigadave
Lajmi pasues: “Ishte nderi im të vishja këto ngjyra”, nuk rinovoi kontratën, sulmuesi deklaron largimin nga Vllaznia…

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

23 mins ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

1 hour ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

5 hours ago

TË FUNDIT

  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

23 mins ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

1 hour ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

5 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.