
Fahrudin Djurdjevic nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm, pasi nuk ka rinovuar kontratën.
Në një postim në rrjetet sociale, maqedonasi ka lajmëruar largimin, ndërsa i uron sa më shumë trofe shkodranëve.
“Ishte nderi im të vishja këto ngjyra, i uroj klubit vetëm trofe dhe suksese! Faleminderit për gjithçka!”-shkruan 30-vjeçari.
Sulmuesi u bashkua me “kuqeblutë” verën e 2021-shit, ndërsa gjatë sezonit që u mbyll ai luajti në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to shënoi 4 gola dhe dha 1 asist.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!