Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ne njerëzorët

ShkodraWeb 24 July, 2017
Nga Arlinda ÇAUSHOLLI
 Në ato pak gjëra që mundohem të bëj në mënyrë vullnetare, jam shumë e kujdesshme kur u përgjigjem njerëzve që më pyesin. Paguhesh për këtë? Këtu filloj dhe mbyll veshët, metaforikisht kuptohet, sepse reagimi i pjesës më të madhe nuk ndihmon aspak, përkundrazi, fjalia që të përndjek është: Nuk është koha për të punuar falas. Personalisht besoj, se kush bën punë vullnetare, siç nisa një program zhvillimi personal për të përmirësuar komunikimin, qasjen ndaj njëri-tjetrit, apo përpjekjet në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar, duhet të jetë i fortë për t’u përballur me dozën kundërshtuese që fshikullon mendimet pa pagesë të bashkëbiseduesit. Vullnetarizmi është i rëndësishëm, këtë e dimë të gjithë. Është standardi më i lartë i altruizmit dhe i vullnetit të mirë. Afron njerëzit me njëri-tjetrin, zbut ngjyrimet e ashpra të shoqërisë dhe krijon shembuj, e më pas modele, në rast se media televizive apo dhe ajo sociale kalamenden papritur në një lisharëse drite dhe e kuptojnë që edhe mund të edukojnë lexuesit.
Por a jemi altruistë? A ka altruistë në Shqipëri, ku pjesa më e madhe lufton për ta pritur mbrëmjen me ushqim në tavolinë dhe me përpjekjet për të fituar para për të përballuar jetën, apo për të ndihmuar prindërit e moshuar që kanë pension 100 euro në muaj, apo për të shkolluar fëmijët që duhet të blejnë një abetare nga 15 llojet që janë në qarkullim, apo taksat e shumëllojshme që riciklohen në pjesën më të madhe me fjalë dhe vetëm premtime?
A ka altruistë Shqipëria, ku pjesa më e madhe e të rinjve bombardohet nga modele që nuk kanë lidhje me altruizmin, por me paranë që fitohet lehtë? Sigurisht që ka. Janë shumë të paktë, por ka. Besoj, ku ka njerëz, ka dhe humanizëm.
Kur ka histori të prekshme dhe masive, qytetarët ndihmojnë, siç hapën dyert për shqiptarët e Kosovës në vitet 1999, kur vërshuan nga lufta. Shembull solidariteti, vullnetarizmi dhe bashkimi. Vetë familja ime strehoi një familje nga Ferizaj.
Familja…Vullnetarizmi fillon në familje dhe zgjatet te shteti që e përkrah dhe krijon struktura të posaçme që ta favorizojë. Roli i të dyjave është i domosdoshëm. Nëse familja nuk është e aftë për vullnetarizëm shoqëror, sepse nuk ka mundësi ta bëjë, ndërhyrja e shtetit është thelbësore që ta lehtësojë si mendim, si përpjekje dhe si veprim. Çdo lagje e ka të nevojshme një strukturë të tillë dhe mbase në një të ardhme të afërt mund të jetë ide për ta realizuar.
Kur ka një derë, ka gjithmonë njerëz pas saj që trokasin. Jam e bindur, ekzistojnë plot njerëz si ne që duan të ndihmojnë dhe nuk dinë se ku.
Shqipëria nuk ka histori dashurie me vullnetarizmin. Detyrimin për të punuar në hekurudha, në kantiere ndërtimi apo në fushat me misër, regjimi totalitar i 45-vjetëve e ka quajtur punë vullnetare, dhe velloja e bukurisë së konceptit “vullnetarizëm” ra me kohën, bashkë me hekurudhat që tashmë nuk ekzistojnë më.
Në këto kushte vështirë të vërshojë ndër deje altruizmi. Vështirë të zgjohet ndonjë tis vullnetarizmi në kohërat kur gjithçka përkthehet në mjete materiale. Vështirë të besohet në vullnetarizëm, kur kostoja e një mbrëmjeje bamirësie është me e lartë se ndihma financiare e pjesëmarrësve, ku gjërat nuk kanë shkuar ende në vend të vet dhe njerëzit janë konfuzë për njëri-tjetrin sepse Shqipëria është ende ne fillimet e rritjes së saj dhe bari i keq e ha të mirin më shpejt se fara që mbillet.
Por besoj fort në vullnetin individual kur bashkohet.
Ka një rritje të nxitjes së vullnetarizmit në këtë 5-vjeçarin e fundit dhe shenjat dallohen më qartë se më parë. Do të vijë dita kur do të qartësohen akoma më shumë, sepse çdo ditë takojmë njerëz që ndihmojnë pa kushte, por nuk e flasin me zë të lartë atë që bëjnë në dobi të të tjerëve, sepse zor t’ua japë jehonën njeri. Por në fund të fundit, zëri është zë dhe veprimi mbetet në përjetësi.
Besoj fort se në shumë njerëz ekziston Njeriu-Merimangë, i gatshëm për të shpëtuar e për t’u ndjerë i dobishëm, si Benjamini, djali që u hodh të shpëtonte dy jetë dhe flijoi dhe të vetën në ujërat e Vlorës. Shpëtohen jetë njerëzish në këtë vend, sigurisht që shpëtohen. Por shpëtimi nuk kthehet në vlerë sublime, sepse nuk e njohim sa duhet dhe si pasojë, heshtim. Vullnetarizëm më sipëror se shpëtimi i jetës së të një panjohuri nuk mendoj se ekziston.
Shkodra, dikur ka pasur një nga pazaret me të famshme të Ballkanit, ku bashkëjetonin tregtarët, zejtarët, myslimanët e katolikët në një rrjet pothuajse 2500 dyqanesh. Flitet për vitet 1800. Historia thotë se një natë flakët e zjarrit përfshinë njërin nga dyqanet dhe e shkrumboi atë në hi. Tregtarët u mblodhën, mbyllën sokakët e pazarit dhe deri sa e rindërtuan pronën e bashkëqytetarit të tyre nga e para, nuk i hapën. E pas 200 vjetësh unë e rrëfej këtë histori këtu me ju, duke sjellë në vëmendje se mbase nuk është koha jonë, por është momenti ynë…, i atij që përpiqet të ndihmojë sado pak. Nuk është asnjëherë vonë që vëmendjen ta drejtojmë ndaj atyre që janë më të dobët se ne. Mund të jetë vëmendje e vogël dhe jo e matshme për nga përmasat, por është e domosdoshme të ngrihemi në një shkallë më lart si individ dhe më vonë si shoqëri.  Vullnetarizmi mbase është  këpucë e madhe për këmbët tona të vogla, dhe i përket shoqërive të zhvilluara, por ndihma e dhënë pa pritur gjë në kthim, e përshpejton përparimin. Njeriu i thjeshtë ndihmohet dhe kuptohet vetëm nga njeriu i thjeshtë. Vetëm kjo është e trashëgueshme. E nuk ka rrugë tjetër./GSH.AL/

 

Post navigation

Previous: Video/ Arrestohet lezhjani, kishte sajuar nje menyre te re shperndarje drogev
Next: Korrupsionin nuk mjafton ta mallkojmë, por ta denoncojmë!

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.