Federata e Futbollit është gjobitur me 41 250€ nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë – Shqipëri (7 shtator 2024) dhe Shqipëri – Gjeorgji (10 shtator 2024).
Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri–Gjeorgji:
1.Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 18.000 euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’.
2.Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushë
3.Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.