NDODH NË AZILIN E SHKODRËS – I moshuari përjashtohet nga azili pasi theu…institucioni i mban pensionin

Një i moshuar në Shkodër, denoncon se është përjashtuar nga Azili i qytetit, pasi gjatë kohës së karantinës ka dalë pa leje, për të bërë për një trajtim në shtyllën kurrizore.


Bardhok Gegaj, 82-vjeç, shprehet se ka kërkuar leje për të dalë duke u bazuar në urdhrin e Kryeministrit, i cili lejonte një ditë në javë që të moshuarit të dilnin nga banesat në orare të caktuara.

Gegaj thotë për emisionin “Stop” se problemet i kanë nisur në fund të muajit mars dhe në fillimit prill, pasi drejtori e ka futur në karantinë dhe pse ai ka dalë negativ në testin e COVID-19.

Këtu ka nisur edhe konflikti me drejtorin, që ka çuar në nxjerrjen jashtë azilit, të Bardhok Gegajt. Nga ana tjetër, masa e pensionit 40% i është mbajtur nga azili, edhe pse gjatë kësaj kohe duhet ta siguronte vetë ushqimin, fjetjen dhe gjithcka tjetër.

Në Sigurimet shoqërore të Shkodrës pohuan, se masa e pensionit është mbajtur deri në 1 korrik 2020, kohë, kur është dorëzuar shkresa e azilit, që provonte, se i moshuari ishte larguar.

Mbështet ShkodraWeb Media

Drejtoresha: Kjo është shkresa e Shtëpisë së të Moshuarve, ku ka thënë, që nga 01.07. ka ik nga institucioni. Këto janë pagesat, që i kanë kalu këtu -40% korrik-gusht, që ia kena dhënë shtesë kreditore në shtator.

Gazetarja: Pra ju më konfirmoni, që në periudhën mars-prill-maj-qershor, buxheti i ka kaluar Shtëpisë së të Moshuarve.

Drejtoresha: Ja prill-maj-qershor. -37,-37 pra -40% deri në 1 korrik, që na ka ardh shkresa, që zotëria ka ik. Nga 1 korriku ne ia kena bo të plotë.

Gazetarja: Sa e ka masën e pensionit?

Drejtoresha: 95 (mijë lekë të vjetra).

Nga ana tjetër drejtori i shtëpisë së të moshuarve Shkodër, Fatjon Hoxha, thotë, se zotëria është larguar me dëshirë nga institucioni, edhe pse ai i është lutur të mos e bëjë.

“Ja ku është letra e tij që kërkon të largohet nga azili. Ai është larguar me dëshirë, i jam ulur të mos ikte. I kam thënë të mos ikte”, thotë Hoxha. Ndërkohë Gegaj shprehet se drejtuesi i azilit është një “palaço dhe mashtrues” dhe shton se do të kthehet sërish në azil.

Në Shërbimin Social Shtetëror, shpjegojnë, se i moshuari mund të rikomisionohet, duke mbledhur shumë dokumente paraprakisht. Por deri atëherë 82-vjeçari Bardhok Gegaj, do të jetë në rrugë të madhe. /tvklan/

ShkodraWeb Channel